2018-02-17 15:20:00

Papa Françesku: konfirmon kard. O'Malley si kryetar tё Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve. Emëron nëntë anëtarë të rinj


Papa Françesku konfirmoi kardinalin Seán O'Malley si president tё Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve (PCTM) dhe emëroi gjashtëmbëdhjetë anëtarë, duke përfshirë nëntë anëtarët e rinj, tё kёtij organizmi këshillimor tё Vatikanit. Kёshtu njofton Zyra e Sallёs sё Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Komisionarët e rinj janë: Prof. Benyam Dawit Mezmur (Etiopi); Motёr. Arina Gonsalves, Rjm (Indi); On. Neville Owen (Australia); Zonja Sinalelea Fe’ao (Tonga); Prof. Myriam Wijlens (Vendet e Ulta); Prof. Ernesto Caffo (Itali); Motёr Jane Bertelsen, Fmdm (Uk); Sig.ra Teresa Kettelkamp (SHBA); Zoti Nelson Giovanelli Rosendo Dos Santos (Brazil).

Shtatë anëtarët e rikonfirmuar janë: Dr. Gabriel Dy-Liacco (Filipine); Mons Luis Manuel Alì Herrera (Kolombi); P. Hans Zollner, SJ (Gjermani); Prof. Hanna Suchocka (Poloni); Motёr Kayula Lesa, Rsc (Zambie); Motёr Hermenegild Makoro, Cps (Afrika Jugut); Mons Robert Oliver (SHBA).

 I sette membri riconfermati sono: Dr. Gabriel Dy-Liacco (Filipine); Mons. Luis Manuel Alì Herrera (Kolombi); P. Hans Zollner, SJ (Gjermani); Prof. Hanna Suchocka (Poloni); Sr. Kayula Lesa, Rsc (Zambi); Sr. Hermenegild Makoro, Cps (Afrika Juhut); Mons. Robert Oliver (SHBA).

Themeluar më 22 mars 2014, me një dokument autograf të Papa Françeskut, Komisioni Papnor për Mbrojtjen e të Miturve ka detyrën specifike për t'i propozuar Papës "iniciativat më të përshtatshme për mbrojtjen e të miturve dhe të rriturve në nevojë, në mënyrë që të arrihet gjithçka që është e mundur për të siguruar që krimet si ato që kanë ndodhur tё mos përsëriten kurrё mё në Kishë ".

Komisioni, pra, ka një funksion këshillëdhënës, është në shërbim të Atit të Shenjtë dhe përbëhet nga një maksimum prej tetëmbëdhjetë anëtarëve të emëruar nga Papa "për një periudhë prej tre vjetësh, me përjashtim tё rikonfirmimit".








All the contents on this site are copyrighted ©.