2018-02-15 14:42:00

Selia e Shenjtë: të integrohet e drejta e lirisë fetare në Global Compact për refugjatët


Selia e Shenjtë vlerëson përgjithësisht bocën bazë të Global Compact për refugjatët, duke sinjalizuar se janë lënë jashtë saj disa aspekte me interes të veçantë, si, për shembull, përmendja e përmasës shpirtërore të refugjatëve, e drejta e tyre për lirinë fetare dhe nevoja e impenjimit më të madh për të respektuar bashkimin e familjes. Në ndërhyrjen e tij, në konsultimet e para të Global Compact për refugjatët, imzot Ivan Jurkoviç, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Gjenevës, sugjeron edhe parimin e “moskthimit mbrapsht”, i cili është lënë mënjanë, por siç shpjegohet në shtojcat e dokumentit, mund të përvijohet sërish në Planin e Aksionit.

Nevojitet bashkëpunimi i bashkësisë ndërkombëtare

         Fjalimi i këtyre ditëve në Gjenevë merr në shqyrtim mënyrën si përballohet drama e refugjatëve, të cilët, kujton imzot Jurkoviç, “nuk janë gurë në shahun e njerëzimit”. Mbrojtja e refugjatëve është detyrë, që e kapërcen vullnetin e mirë të vendeve të veçanta e kërkon bashkëpunim nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. E kjo, jo vetëm për t’u siguruar rrugën refugjatëve, por edhe për të ndihmuar bashkësitë, që i presin e që i mbajnë kufijtë hapur. Së fundi, Selia e Shenjtë e konsideron të rëndësishme idenë e vlerësimit periodik të hapave të bëra, sipas zhvillimeve të fundit.

         Kujtojmë se Global Compact është nismë e OKB-së, përmes së cilës inkurajohen ndërmarrjet, shoqatat dhe individët të ndërmarrin veprime e të ndërhyjnë në botë, duke pasur parasysh përgjegjësinë dhe ndikimin në shoqërinë e globalizuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.