2018-02-14 14:00:00

Papa Françesku: Krezhme të mirë të gjithë besimtarëve.


Gjatë audiencës së sotme, Papa Françesku u uroi të gjithëve Krezhme të mirë, në përshëndetjet drejtuar shtegtarëve, të pranishëm në audiencën e përgjithshme që u mbajt paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në gjuhët e ndryshme: frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, polonisht dhe natyrisht italisht. "Sot, me të Mërkurën e Përhime, fillon udhëtimi Kreshmor", me këto fjalë Papa Françesku bëri përshëndetjen e tij të zakonshme të trefishtë g për të rinjtë, të sëmurët dhe porsamartuarit, të pranishëm në audiencën e përgjithshme.

"Të dashur të rinj –tha Papa Bergoglio - Ju uroj që të jetoni këtë kohë hiri si një kthim në dashurinë e Atit Hyjnor, i cili i pret të gjithë me krahë të hapur. Të dashur të sëmurë, ju inkurajoj që t’i ofroni vuajtjet tuaja për konvertimin e atyre që jetojnë larg besimit në Zotit; dhe ju ftoj, ju të dashur të sapomartuar, ta ndërtoni familjen tuaj të re në shkëmbin e dashurisë së Zotit".

"Sot ka shumë të rinj!", tha mes tjerash Papa Françesku pak para përshëndetjes, drejtuar pjesëmarrësve të audiencës së sotme, ndër të cilët, edhe nxënësit e shkollës italiane ‘​​L'Arca di Legnano’ - një përfaqësi të së cilës Papa i mori në "papamobile" gjatë përshkimit të sheshit të Shën Pjetrit - dhe nxënësit e shkollës tjetër ‘De Filippo di Roma’. Papa Françesku i përmendi në mënyrë të veçantë grupet e të rinjve që janë Krezmuar nga Valbona e nga Lozzo Atestino dhe të rinjtë e krezmuar nga Monselice dhe Arqua Petrarca.








All the contents on this site are copyrighted ©.