Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Sporti në shërbim të paqes, në qendër të Ditës Botërore të Radios

Mikrofoni i radios

13/02/2018 17:29

Është viti 1946 e me mesazhin e mëposhtëm hapet transmetimi i parë radiofonik nga studiot e OKB-së: “Këtu, Kombet e Bashkuara, që u flasin popujve të gjithë botës”. Sot, kur kremtohet Dita Botërore e Radios, ky mesazh universal rijehon me gjithë ngarkesën e shpresës, që kishte edhe atëherë, menjëherë pas Luftës II Botërore.

         Të inkurajohet mbulimi i larmishëm dhe i ekuilibruar i ngjarjeve sportive. Të promovohen nismat sportive në shërbim të paqes e të zhvillimit. Të përqendrohemi mbi vlerat universale të mospërdorimit të dhunës dhe të solidaritetit. Këto janë objektivat e Ditës së sotme Botërore të Radios, mjet që, pavarësisht nga ardhja e internetit, vijon të jetë në gjithë botën mjet i jashtëzakonshëm shprehjeje. Në vitin 2012, Unesco e themeloi këtë Ditë për të kujtuar përvjetorin e transmetimit të parë të Kombeve të Bashkuara, më 13 shkurt të 1946-ës. E tema e këtij viti, “Radio dhe sporti”, u zgjodh duke pasur parasysh ngjarjet e mëdha sportive, që do të mbahen gjatë vitit 2018.

13/02/2018 17:29