Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Selia e Shenjtë në Olimpiadën koreane: në udhë drejt ardhmërisë në paqe

Imzot Sanchez de Toca në Olimpiadën e Koresë së Jugut - AP

13/02/2018 13:52

Kreu i delegacionit të Selisë së Shenjtë në Olimpiadën dimërore 2018 në Korenë e Jugut, imzot Melchor Sanchez de Toca, u kthye në zyrën e tij të zv.sekretarit të Këshillit Papnor për Kulturën, pasi mori pjesë në hapjen e Lojrave e në sesionin dyditor para fillimit të tyre. E pyetëm nëse Lojrat Olimpike të sapofilluara mund të quhen “Lojra të paqes”, pasi atletët e të dyja Koreve hynë së bashku në stadium, gjatë ceremonisë së përurimit.

Sporti nuk e krijon paqen, por përgatit rrugën

         “Sporti nuk e krijon paqen, nuk mund ta sjellë, nuk bën mrekulli – sqaron imzot Sanchez de Toca. – Por, simbolet, gjestet e vogla si këto të dy Koreve, përgatisin rrugën për një ardhmëri në paqe. Në këtë kuptim, mendoj se prania e atletëve të Koresë së Veriut, megjithëse me numër të kufizuar e, sidomos, skuadra e bashkuar e hokejt mbi akull, ku marrin pjesë atletë nga të dyja Koretë, janë gjeste të vogla, por të qarta. Kështu, mund të përgatitet rruga për zhvillime të mëtejshme”.

Selia e Shenjtë solli një zë ndryshe

         “Delegacioni vatikanas, i pranuar zyrtarisht, për herë të parë, në botën olimpike – tregon më tej zv.sekretari i Këshillit Papnor të Kulturës – u prit, besoj, me simpati shumë të madhe. U çuditëm të gjithë, unë i pari, por edhe anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, e kështu, u krijuan menjëherë marrëdhënie të përzemërta miqësie. Të gjithë e vlerësuam vendimin e presidentit Bach për ta ftuar si vëzhgues delegacionin e Selisë së Shenjtë. Është një zë ndryshe, sigurisht jashtë korit, por, njëkohësisht, mjaft i afërt”.

13/02/2018 13:52