Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Tek Papa, Kryeministrja e Bangladeshit: vlerësim për ndihmën ndaj Rohingya

Papa takohet me Kryeministren e Bangladeshit, Shehen Hasina

12/02/2018 16:04

Sot, në audiencë tek Papa, ishte Kryeministrja e Bangladeshit, Shehe Hasina. Gjatë bisedimeve të përzemërta, u shpreh kënaqësia për mikpritjen gjatë shtegtimit apostolik të Papës, mbrojtjen e pakicave dhe të refugjatëve si dhe vlerësimi për strehimin e  Rohingya.

Pas takimit me Papën, Shehe Hasina u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - u kujtuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh kënaqësia për shtegtimin apostolik të kohëve të fundit të Papës në Bangladesh, si dhe për pjesëmarrjen entuziaste të popullsisë, duke përfshirë edhe një numër të madh katolikësh.

 U fol, më pas, edhe për kontributin e Kishës në vend, posaçërisht në fushën edukative, për angazhimin e shtetit në promovimin e bashkëjetesës paqësore  ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare si dhe për mbrojtjen e pakicave e të refugjatëve, duke vënë theksin mbi strehimin e Rohingya e duke uruar një zgjidhje të drejtë e afatgjatë të dramës së tyre.

12/02/2018 16:04