Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa: trafiku i njerëzve është krim kundër njerëzimit

Papa Françesku në takimin me pjesëmarrësit e Ditës Botërore të reflektimit kundër trafikut të njerëzve

12/02/2018 16:53

“Nevojitet një strategji, që përfshin njohjen më të mirë të temës së trafikut, duke nisur që nga terminologjia e qartë tek dëshmitë konkrete të protagonistëve, që sigurisht mund të ndihmojnë”. Kështu, Papa Françesku, në audiencën e sotme me pjesëmarrësit e Ditës Botërore të reflektimit kundër trafikut të njerëzve. Duke folur pa letër e duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, Ati i Shenjtë nënvizon se duhet të jemi të vetëdijshëm që trafiku ekziston, sepse ekziston kërkesa për të, prandaj hapi i parë për ta luftuar është dalja nga hipokrizia.

Vendi i përfshirë në trafikun e njerëzve e fsheh këtë realitet

Zakonisht, denoncon Papa Françesku, vendi i përfshirë në trafikun e njerëzve e fsheh këtë realitet, pasi i vjen turp, humb pikë në sytë e botës. “Ka afaristë, që i marrin me qera djemtë për punë skllavëruese e ka konsumatorë, që shkojnë me vajza, jo të lira, por skllave – denoncon Ati i Shenjtë. E ato vajza, kur kthehen në shtëpinë e padronit, mund të themi të kapomafies, duhet të paguajnë shumë e shumë para për atë ditë”. Ja përse, shton Papa, “këtyre njerëzve, që shfrytëzojnë këto gjëra, nuk u leverdis që problemi i trafikut të dalë në dritë”.

Ka njerëz, që shkandullohen, por bashkëpunojnë në krijimin e skllavërive të reja

Ka njerëz, që shkandullohen kur flitet për këtë problem, por, duke e lejuar punën skllavëruese e duke mos e ngritur zërin kundër saj, bashkëpunojnë në krijimin e këtyre skllavërive të reja. Ati i Shenjtë nënvizon se duhet të zgjohemi kundër “hipokrizisë së njerëzve”, kundër “hipokrizisë shoqërore”.

“Pyes atëherë, a janë vërtet trafikantët, shkaku kryesor i trafikut? Besoj se shkaku kryesor është egoizmi i paskrupullt i shumë njerëzve hipokritë të botës sonë. Sigurisht, arrestimi i trafikantëve është detyrë drejtësie. Por zgjidhja e vërtetë është kthimi i zemrave, zhdukja e kërkesës për trafik, që t’i zihet fryma këtij tregu”.

Sinodi për të rinjtë, rast për t’u bërë “rrjet shpëtimi”

         Para se t’i lutej shën Jozefina Bakitës, “shitur si skllave” që kur ishte fëmijë, Papa Françesku flet për Sinodin e ipeshkvijve, që këtë vit u kushtohet të rinjve. Ati i Shenjtë uron që në këtë takim të jenë protagonistë të rinjtë e periferive e që Sinodi të kërkojë një mobilizim të përgjithshëm për të ndërtuar një shtëpi të përbashkët gjithëpërfshirëse dhe mikpritëse. Kisha Katolike, përfundon, do të ndërhyjë në çdo fazë të trafikut të qenieve njerëzore, duke i mbrojtur njerëzit nga joshja, duke i çliruar nëse janë të skllavëruar e pastaj, duke i ndihmuar. Më 19 mars, Papa do të zhvillojë një pre-sinod me të rinjtë, pikërisht për t’u siguruar që Sinodi i tetorit të jetë vërtet rasti për t’i lidhur Kishat lokale në një rrjet shpëtimi
 

12/02/2018 16:53