2018-02-11 10:00:00

Pesë vjet më parë, Benedikti XVI hiqte dorë nga papnia (11 shkurt 2013)


Pesë vjet më parë, Benedikti XVI njoftimin mbi dorëheqjen  tij nga papnia. Ishte data 11 shkurt 2013.

Lajmi për këtë dorëheqje krejt të pazakontë, pati tronditur mbarë botën. Qindra pyetje u bënë asokohe, e vijojnë të bëhen. E pikërisht pesë vjetë pas ngjarjes së jashtzakonshme, Benedikti XVI u përgjigjet kështu, përmes një letre dorëzuar në selinë romake të gazetës italiane “Corriere della Sera”, lexuesve të shumtë, të cilët duan të dinë diçka për shëndetin e tij. “Po më lënë dalëngadalë forcat fizike - shkruan- Jam në shtegtim drejt Shtëpisë, rrethuar me dashuri e mirësi”.

         Letra arriti këto ditë në selinë romake të “Corriere della Sera”, nga Kuvendi “Mater Ecclesia” në Vatikan, ku Papa i nderit banon, pas tërheqjes, pesë vjet më parë, nga papnia. Në pritje, me lutje, qetësi e jo pa vepra të reja, për të shkuar në Shtëpinë e re e përfundimtare, domethënë, atë të Atit qiellor.








All the contents on this site are copyrighted ©.