Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa regjistrohet si shtegtar në DBR-në e Panamasë, 2019

Papa regjstrohet në DBR-në e Panamasë

11/02/2018 14:25

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa u regjistrua si shtegtar në Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë, që do të kremtohet janarin e vitit 2019, në Panama. Françesku pohoi simbolikisht praninë e tij në ngjarjen e madhe rinore dhe shkroi emrin, duke klikuar mbi një tablet, që ia sollën dy të rinj, menjëherë  pas katekizmit. Pastaj, i ftoi të rinjtë ta jetojnë me fe e entuziazëm këtë ngjarje të madhe hiri e vëllazërie, si duke shkuar në Panama, ashtu edhe duke marrë pjesë në bashkësitë e tyre.

Urimet e Papës për vitin e ri hënor

Papa u drejtoi një mendim e edhe një bekim, miliona burrave e grave që, në Lindjen e largët e në vise të tjera të botës, do të kremtojnë, më 15 shkurt, vitin e ri hënor:

“U dërgoj përshëndetjet e mia më të përzemërta të gjitha familjeve të tyre, duke i uruar që të kenë përherë e më shumë solidaritet, vëllazërim e dëshirë për të mirën e të kontribuojn për të krijuar një shoqëri, në të cilën çdo njeri pranohet, mbrohet, promovohet e përfshihet. Ju ftoj të luteni për dhuratën e paqes, thesar i çmuar, që duhet ruajtur me dashuri, largpamje, guxim”.

11/02/2018 14:25