2018-02-11 03:00:00

Kisha katolike kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës


Kisha katolike kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës. Kjo festë e Zojës së Bekuar të Lurdës lidhet me jetën dhe eksperiencën shpirtërore që pati 14-vjeçarja Bernadete Soubirous gjatë18 shfaqjeve e vegimeve të Zojës së Bekuar, në hapësirën e kohës prej 11 shkurt deri më 16 korrik të vitit 1858. Që atëherë Lurdë është bërë cak shtegtimesh shpirtërore. 

Bernadete Soubirous, kishte parë në një shpellë shkrepi pranë qytezës Lurdë, në jugun e Francës. Ajo kishte parë një “grua të zënë pa mëkat”, e cila, sipas Bernardette kishte pasur tesha të bardha, lule të verdha tek të të dyja këmbët, ashtu siç ishte edhe rruzarja e saj. Sipas Bernardetes, Zoja e Lurdit kërkonte t’i ndërtohej një kishëz, të bëheshin procesione, pendime dhe lutje për kthimin e mëkatarëve. Për një kohë të shkurtër, Lurdi u bë njëri ndër vendet më të mëdha të shtegtimit (çdo vit shko mblidhen atje më se rreth 2 milion shtegtarë dhe vizitorë) ku ndodhin mrekulli të ndryshme.

Papa Piu X (1903 –1914) më 13 dhjetor të 1907, e zgjeroi këtë festë për tërë Kishën, e cila në fillim vlente vetëm për Kishën vendore, si përkujtim në shfaqjen e parë nënës së Zotit në Lurd. Thirrej edhe Festa e Shfaqjes së Zojës së Papërlyer, Dita e Gruas sonë të dashur nga Lurdi. Reforma e re e vitit 1969 e mori për festë të tërë Kishës si festë të paurdhëruar.

Dëftimet apo shfaqje private nuk i përkasin detyrimisht përmbajtjes së fesë apo të besimit, por përkundrazi “ato në Kishë lënë përshtypjen e e dhuntisë së mëtutjeshme dhe të karizmave. Këto dhunti dhe karizma, në Kishë, në situata të caktuara ndërmjetësojnë frymëzime të vendosura, impulse dhe ndihmë për njëmendësimet në kohën e duhur të zbulesave të pashtershme dhe kohë pas kohë edhe të pambërrishme të Krishtit” (Leo Scheffczyk).
Kjo festë nuk ka përmbajtje historike, por Maria vetë është përmbajtja e kësaj feste. Mesazhi i Virgjërës Mari të Lurdës, është thirrja për t’u kthyer te Zoti, lutja dhe bamirësia ndaj nevojtarëve.

Mari, Nënë e Papërlyer e Lurdit,
Ti nëpër thjeshtësinë e Bernardetes
na thirre të bëjmë pendesë
dhe të lutemi për mëkatarë,
bëj që të heqim dorë nga krenaria,
e cila është shkaku kryesor i të gjitha mëkateve.
Ti, duke iu zbuluar rishtas botës sonë,
dëshiron t’u afrohemi sa më shumë
të vërtetave të Birit tënd
dhe t’i njëmendësojmë ato në jetë.
Prandaj, nxjerri hire të qenurit tonë,
që të bëhemi sa më tepër
dashamirë të Birit tënd. Amen

 








All the contents on this site are copyrighted ©.