Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku: mjedisi, migrimi e "zgjidhja e konflikteve" ndër temat e audiencës me Kryeministrin e Estonisë

Pope Francis talks with Estonia's Prime Minister Juri Ratas during a private audience at the Vatican February 9, 2018. REUTERS/Alessandra Tarantino/Pool - REUTERS

10/02/2018 09:41

Papa priti dje në audiencë nё Vatikan Jüri Ratas, Kryeministër i Republikës së Estonisë, i cili pas takimit me Atin e Shenjtё u takua me kard. Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, dhe Mons. Antoine Camilleri, nën-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

"Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe kontributi pozitiv i Kishës vendore në shoqërinë estoneze”. Më pas, "u shqyrtuan disa tema me interes të pёrbashkёt në kontekstin rajonal dhe mbikombëtar, duke përfshirë mbrojtjen e pasurisë mjedisore dhe migracionin". Së fundmi, "u përmend angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve ".

10/02/2018 09:41