Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Atë Spadaro: gjeopolitika e Françeskut bazohet mbi mëshirën

Paraqitja e librit të ri të Papës - ANSA

09/02/2018 15:02

“Bota e re e Françeskut”. Ky, titulli i vëllimit, botuar nën kujdesin e atë Antonio Spadaros, shtypur nga Marsilio e paraqitur dje në selinë romake të Shoqatës Shtypi i huaj. Në konferencë, drejtuar nga vatikanisti i gazetës “La Repubblica”, Paolo Rodari, foli edhe themeluesi i Bashkësisë së Shën Egjidit, Andrea Riccardi, që vuri theksin mbi përmasën “karizmatike” të diplomacisë së Françeskut.

Gjeopolitika e Papës synon t’i normalizojë çarjet e krijuara nga  historia. Për Papën - shtoi - duhen mundur ata, që i thjeshtojnë problemet, fanatikët e apokalipsit,  që  e shikojnë gjithçka  si ndeshje përfundimtare ndërmjet së mirë e së keqes. Françesku dëshiron ta sjellë dialogun në qendër të marrëdhënieve  ndërkombëtare.

Edhe sekretarja e përgjithshëm i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Elisabetta Belloni, vuri në dukje se Papa është lideri më i besueshëm, sepse i vetmi, që përballon në mënyrë të gjithanshme, temën e globalizimit.

Presidentja e Rait, Monica Maggioni, theksoi se Françesku, me gjestet e tij profetike, ia del mbanesh ta ndërrojë realitetin, madje edhe situatat më të ndërlikuara.

“Françesku i çmonton fondamentalizmat e rivë në qendër dialogun ndërmjet popujve”.

Papa Françesku i çmonton fondamentalizmat e kohëve tona - vërejti atë Spadaro - që, më pas, kujtoi se vëllimi lindi nga bashkëpunimi koral i 20 gazetarëve (ndërmjet të cilëve, edhe kolegu ynë i Radio Vatikanit, Fabio Colagrande), që u ballafaquan dy ditë në selinë e Civiltà Cattolica, mbi temën e gjeopolitikës së Papës Françesku. Drejtori i revistës së jezuitëve vuri në dukje se “diplomacia e Françeskut është pak diplomatike, sepse e thotë aq qartë të vërtetën, sa shpesh bëhet padi bezdisëse”. Atë Spadaro, i intervistuar nga VaticanNews, theksoi:  “Papa është i vetëdijshëm se dinamikat ndërmjet shteteve nganjëherë udhëhiqen nga shkaqe interesash. Prej këndej, është e mira që të gjithë të flasin drejpërdrejt së bashku, të mbledhur rreth një tryeze”.

Së fundi, duke vijuar komentin e librit, u theksua: “Është kryesisht mëshira ajo, që i prin vizionit diplomatik të Papës”. Ka shumë mundësi – vërejti drejtori i Civiltà Cattolica, që ky të jetë përkufizimi më i mirë i vizionit të politikës ndërkombëtare të Papës.

09/02/2018 15:02