Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Bota shqiptare

Atë Gjergj Fishta: “Gomari i Babatasit”

At Fishta mes miqve - RV

09/02/2018 13:06

Atë Gjergj Fishta: “Gomari i Babatasit”

(fragment)

…   …   …   …   … 

E vertetë qi njadisá
Nder né flasin fjalë të mdhá,
E na mbahen se ata kjén
Qi shpëtue na kanë Atdhén:
Sado qi, kúr ishte puna
Me u shpëtue Shqypni kercuna
E per te n'luftë me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np'r Anadoll,
A se viellshin kund n' ndo'i sjoll
T' ndo'i hoteli nper Evropë
Alkool'n, me t'cillin ngopë
E ki'n barkun si bagtija,
Dér sa n'gjak lahej Shqypnija...
Por, kujtoj, s'ka kund nevojë
Qi un t'i xâ kta ndopak n'gojë,
Pse per ta "Dielli" i Bostonit1
Nje epopé ka shkrue tash s'vonit,
Nji epopé me kaq do krypë.
Qi mâ mirë s'ke pse me e lypë
Prandej mue nuk m'jitte tjeter,
Veç me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastrjot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dalë fryma,
E si t'ishin do gjygyma
Të pa fund, janë lânë m' njan' ânë
E askush n'gojë mâ s'do me i xânë,
Kujë per ta nder mend s'i bjen.
- Dér tash vonë, qe, fjala vjen.
Posta e jonë pat perdorue
Nji lloj pullash, m' t' cillat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbeut,
Nami e ndera e parë e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergjí
Na i kanë hiedhë nji palë zotni,
Qi ktû mârrë kanë Posten n’dorë,
Kin' per organizatorë,
E t' kanë qitë do tjera pulla,
Me kambë urash e me kulla,
E me plepa e rrêma shkjope,
T' gjana e t'gjata si gjûhë lope.
Ani pra Shqiptarët e sotit
S' çajnë fort kryet per punë t'Kastrjotit,
As per njat trimín e t' Parit,
Ke janë dhanë mbas rrogash arit.
Prandej thashë un, se per s' mbarit
Do t' tingllojë per veshë t' Shqyptarit
Nje poem mbi ‘i zog gomarit.

…   …   …   …   …   …   …

 1 Është fjala për një shkrim të Faik të Konicës, botuar në gazetën Dielli të Bostonit, pikërisht kur Fishta shkruante “Gomarin”

09/02/2018 13:06