Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

#OrdinaryHeroes së bashku me Papën për Obolin e Shën Pjetrit

Imzot Dario Edoardo Viganò paraqet bluzën e #OrdinaryHeroes - ANSA

08/02/2018 16:35

E qëlloi i pari topin – duke u shprehur figurativisht – e vuri firmën e parë në bluzën, që do t’i bjerë rrotull botës e do të shitet në ankand për të ndihmuar nevojtarët. Është kampioni italian i futbollit, Francesco Totti, i cili thirri në këtë “lojë” një gjigand tjetër, Diego Armando Maradonën. Kështu, #OrdinaryHeroes, projekt i Sekretarisë të Selisë së Shenjtë për Komunikimin, që përfshin edhe Obolin (Lëmoshën) e Shën Pjetrit, u paraqit sot në Filmotekën e Vatikanit. Sot paradite, në konferencën për shtyp, folën Zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, imzot Angelo Becciu dhe Prefekti i Sekretarisë për Komunikimin, imzot Dario Edoardo Vigano.

Bluza me Superpope bën xhiron e botës

         Që sot, bluza ku është stampuar një nga muralet e Mauro Pallotta-s, në art MauPal - e pikërisht Papa si Superpope, që çon në botë vlerat e krishtera - do të niset në stafetë në gjithë globin, për t’u firmosur nga eksponentë të botës së sportit, të kulturës e të spektaklit. Kur të kthehet në Vatikan do të shitet në ankand e të ardhurat do t’i jepen Obolit të Shën Pjetrit, që do t’i përdorë për vepra bamirësie.

Paraqitja në Facebook dhe në Instagram

         Secili nga nënshkruesit e bluzës do të thërrasë një personazh tjetër, duke iu drejtuar atij dhe publikut nga profili i vet në Facebook dhe në Instagram. Një video e shkurtër, publikuar në rrjetet shoqërore të Vatikanit, do t’i ftojë ndjekësit e tyre të bëjnë dhe të tregojnë vepra “normale, por të jashtëzakonshme” për vlerën e tyre, siç sugjeron edhe hashtagu #OrdinaryHeroes (heronj të zakonshëm). Mediat, që do të ndjekin drejtpërdrejt këtë proces, janë Vatican News, Radio Vaticana Italia dhe RTL 102.5.

08/02/2018 16:35