Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

#OrdinaryHeroes: nesër në Vatikan, paraqitja e projektit të solidaritetit

Superpope, murale nga MauPal - RV

07/02/2018 13:58

“Bota mund të ndryshojë e për këtë janë të nevojshme vepra madhështore, ose aksione strategjike. Por sidomos, nevojitet thjeshtësia, ajo që shprehet në gjestet e vogla e në veprimet, që secili mund t’i kryejë në jetën e përditshme”. Kështu e paraprin Zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, imzot Angelo Becciu,  mesazhin e #OrdinaryHeroes, projekt bamirës ndërkombëtar, i promovuar nga Sekretaria e Vatikanit për Komunikimin, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne. Projekti do të paraqitet nesër, me një konferencë për shtyp në Filmotekën e Vatikanit.

Projekt gati revolucionar

         “Mesazh – saktëson imzot Becciu – që, në epokën bashkëkohore, mund të tingëllojë si diçka jo e zakonshme e madje, gati revolucionar”. Vërtet, çdo ditë, njerëzit, për shkak të punëve të shumta, jetojnë me një shpejtësi të paparë deri më sot, prandaj priren të mos u kushtojnë tepër vëmendje të tjerëve. Sipas Zëvendësit të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kjo gjendje mund të ndryshohet. Në këtë drejtim mund të ndihmojnë shumë “mjetet e komunikimit dhe rrjetet e reja shoqërore, nëse përdoren për gazetarinë e paqes”, siç nënvizon Papa Françesku në mesazhin e tij për Ditën e 52-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore. “Është e dobishme edhe përfshirja e personazheve të njohura – vijon imzot Becciu – të cilët mund ta shfrytëzojnë popullaritetin e tyre për t’i dhënë publikut një shembull pozitiv e të prekshëm”.

Muralet e MauPal

         Ndër ta, edhe ish-futbollisti i Romës, Francesco Totti, i cili është treguar gjithnjë i ndjeshëm ndaj nismave bamirëse. Në Konferencën për shtyp do të jetë edhe Mauro Pallotta, në art MauPal, autor i muraleve apo afreskeve të famshme të Papës Françesku, që vitet e fundit, janë dukur në rrugët e Borgo Pios, dy hapa larg Sheshit të Shën Pjetrit. “#OrdinaryHeroes – përfundon imzot Becciu – punon në bashkëpunim me Obolin e Shën Pjetrit, duke u vënë në shërbim të veprave bamirëse të Papës”.

Ç’është #OrdinaryHeroes?

         Përmes projektit #OrdinaryHeroes, secili mund të blejë një bluzë, ku është stampuar një nga muralet e Maupal për Papën Françesku - si për shembull Superpope, që çon nëpër botë vlerat e fesë së krishterë - për të mbështetur kështu, veprimtaritë bamirëse të Obolit (Lëmosha) të Shën Pjetrit në favor të të varfërve.

07/02/2018 13:58