Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Me 5 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Agen, martire

Shën Gjon Pali II, papë, nderon shën Agatën në Catania, Itali - RV

05/02/2018 06:30

Me 5 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Agen. Shenjta, Agia, virgjër e martire, lindi në Katania të Italisë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit III. Rridhte nga një familje fisnike e krishterë. Me kërkesën e saj, ipeshkvi i Katanies i vuri velin e kuq, simbol i virgjërave që ia kishin kushtuar veten Zotit. Por, për fatin e saj të keq, një ditë u takua rastësisht me prokonsullin Kuinxiano (Quinziano),i cili sa e pa, e kërkoi për grua. 
Me që ajo nuk pranoi, prokonsulli, i tërbuar nga refuzimi i vajzës, duke përfituar nga vala e martirizimit të të krishterëve, urdhëroi ta torturonin mizorisht. Si e rrahën për vdekje, ia prenë gjinjtë. Prandaj Shenjtorja paraqitet kështu edhe në ikonografi. Në vitin 250, kur u martirizua, ishte vetëm 13 vjeçe. 
Shën Agia është Pajtore e Katanies, ku banorët vijojnë t’i drejtohen për ndërmjetësim pranë Zotit sa herë rrezikohen nga shpërthimi i vullkanit Etna.
Shenjta është shumë e nderuar edhe ndër shqiptarët. Emrin e saj e mbajnë shumë vajza e gra katolike të trojet shqiptare në trajtën Age, Agetinë, Tinë, Agi. Age quhej edhe motra e Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiu.

05/02/2018 06:30