Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Imzot Frendo është President i ri i Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë

Imzot George Frendo - RV

05/02/2018 15:38

Në mbledhjen e Konferencës së Ipeshkvijve të Kishës katolike në Shqipëri, u bënë emërime të reja në udhëheqjen e këtij organizmi kishtar.  Në përkujtimin Liturgjik të Festës së Shenjtës Agata, me lutjen e thirrjes drejtuar Shpirtit Shenjtë dhe duke kremtuar Përkujtimin e Vazhdueshëm të Zotit tonë Jezu Krishtit, në kremtimin e Meshës Shenjte, Etërit e Nderuar, Barinjtë shpirtëror të Kishës në Shqipëri, të mbledhur në Konferencën e radhës, i nisën punimet e tyre, në një klimë tërësisht vëllazërore. Nga kjo Konferencë, me rëndësi për publikun, vlen të përmendet zgjedhjet e reja të Kryesisë së Konferencës Ipeshkvore. Me votim Barinjtë zgjodhën:·

Shkëlqesinë e Tij, Atin e Nderuar, Arqipeshkvin e metropolisë Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, për Kryetar të KISH-it;·

Shkëlqesinë e Tij, Atin e nderuar, Ipeshkvin e Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, Imzot Giovanni Peragine, për Zëvendëssekretar të KISH-it;

·Shkëlqesinë e Tij, Atin e nderuar, Ipeshkvin e Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, për Sekretar të Përgjithshëm të KISH-it

Njofton zyra e shtyoit e Konferencёs Ipeshkvore Shqiptare

05/02/2018 15:38