2018-02-02 17:45:00

Papa: një aguliçe për rregulltaret, që punojnë në Vatikan


Një aguliçe për çdo rregulltare, që punon në Vatikan: kjo ishte dhurata e Papës Françesku, me rastin e Ditës së sotme Botërore të Jetës së Kushtuar. Njoftimin e dha Lëmoshtari papnor, imzot Konrad Krajewski, i cili sot paradite i çoi lulet në elterin e një kapanoni industrial, ku kremtoi meshën me punonjësit e shërbimit teknik, në Solemnitetin e Paraqitjes së Zotit në Tempull. Aguliçja, një nga lulet e para, që lind pas dimrit, është simbol jete dhe rinie. Lajmi botohet në gazetën vatikanase “L’Osservatore Romano”.








All the contents on this site are copyrighted ©.