2018-02-01 17:24:00

Comece: trashëgimia e krishterë e Evropës. Atë Poquillon, "kultura e krishterë është unitet në diversitet, dialog, respekt për alteritetin"


"Kultura e krishterë është unitet në larmi. Është nё dialog, nё respekt për alteritetin, do tё thotё pёr traditat tjera e ndryshme. Dëgjimi i tjetrit. Dhe sot ekziston një mungesë e dëshpëruar e ndjenjës së alteritetit, do tё thotё ndjenjës sё respektit pёr traditat e ndryshme dhe tё larmishme në shoqëritë tona". Ky është kontributi i veçantë që kultura e krishterë sot i  jep Evropës, pёr çka foli domenikani atё Poquillon Olivier, Sekretar i përgjithshëm i COMECE (Komisionit të Ipeshkvijve tё Konferencave të Komunitetit Europian), në pёrfundim tё punimeve tё Konferencës sё dialogut për "promovimin e thesarit tё krishterë të Evropës", nё Bruksel, promovuar nga organizmi kishtar evropian në kuadrin e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore të përcaktuar nga Bashkimi Evropian për vitin 2018.

"Ne jemi brenda sistemeve antropologjike që hedhin poshtë dhe refuzojnë tjetrin vetëm për shkak se ёshtё ndryshe, vetёm pse dallon prej nesh. Alteriteti, do tё thotё t’i pransoh dhe respektosh traditat e ndryshme e tё larmishme, e kjo ёshtё një trashëgimi e krishterë për njerëzimin, njё mentalitet qё ka krijuar një antropologji e cila e shikon njeriun si qenie nё marrëdhënie me tё tjerёt, që e pranon jetën, e ndan bashkё me tё tjerët dhe e transmeton atë ". "Janё mbi 2000 vjet qё Kisha jeton në Evropë", vëren dominikani atё Poquillon. "Prania e saj nuk është një trashëgimi në kuptimin që pritet vdekja e saj për tё trashëguar thesarin. Kisha është një realitet i gjallë ".

"Thuhet se popujt e Evropës nuk e duan e nuk e pëlqejnë Evropën," reflekton At Poquillon. "Por ndoshta, ёshtё mё e drejt tё thuash se nuk i pëlqejnë institucionet e saj. Evropa në fund të fundit është një institucion i ri, e ndoshta duhet thjesht të kapërcejnë këtë moment të adoleshencës  sё saj, për t'u rritur e pёr tё gjetur nё pjekurinё qё do t’i mundësojë tё dialogojё me të gjithë, pa frikën e alteritetit, të diferencës. Vetëm në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të ndërtojë përsëri të mirën e përbashkët përsëri ".








All the contents on this site are copyrighted ©.