2018-01-30 14:33:00

Papa Françesku: më 2 shkurt, Mesha për Ditën e Jetës rregulltare


Të premten e ardhshme, më 2 shkurt, Festa e Paraqitjes së Zotit në Tempull, në orën 17.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa do të kremtojë Meshën për Ditën e Jetës Rregulltare. Njoftimi jepet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Janë me mijëra rregulltarët e rregulltaret në mbarë botën, që e pranojnë dhuratën e thirrjes me gëzim e gatishmëri në një mori karizmash e që, në jetën e tyre, kërkojnë fytyrën e Zotit, duke u angazhuar të ndërtojnë paqen e vëllazërimin, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat” - lexohet në një komunikatë të Kongregatës për Institutet e Jetës rregulltare dhe Shoqëritë e jetës apostolike: “Jetojmë në një çast të historisë njerëzore, nevojtare për kuptimin e thirrjes së jetës”- nënvizon prefekti, kardinali João Braz de Aviz. - Na duhet një projekt, një burim i kuptimit ekzistencial, përplot me gëzim e shpresë. Ne, rregulltarët, të përfshirë në jetën e Zotit e në familjen e Tij, që është Kisha, që nga përvoja e Pagëzimit, jemi trashëgimtarë të pasurisë vokacionale e karizmatike të Kishës dhe ndjejmë gëzimin e detyrën për t’i ruajtur e për t’i promovuar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.