2018-01-30 14:39:00

Korrupsioni: Dikasteri për zhvillimin njerëzor, më 1 shkurt, do të transmetojë “Videon e Papës”


Të enjten, më 1 shkurt, pranë Dikasterit për shërbimin e zhvillimit të gjithanshëm njerëzor (Pallati i Shën Kalistit, kati I), do të mbahet një konferencë shtypi për  transmetimin e “The Pope video” (Videoja e Papës), me ndjetet e lutjes së Françeskut për muajin shkurt 2018. Realizuar nga rrjeti botëror i lutjes, në bashkëpunim me Dikasterin, përballon temën e korrupsionit, i cili vijon të përhapet aq shumë, sa të shkatërrojë demokracinë dhe njerëzit, që e dëshirojnë. E prodhuar për herë të parë në bashkëpunim me një Dikaster të Kuries romake, është etapë e re e udhës së nisur nga vetë Dikasteri, më 15 qershorin e vitit 2017, me debatin ndërkombëtar mbi korrupsionin, mbajtur nga Akademia Papnore e Shkencave, pranë Shtëpizës së Shën Piut IV. Ndjeti i lutjes së shkurtit 2018 do të projektohet për publikun gjatë kuvëndimit,  titulluar: “Korrupsioni, apokalips i demokracisë”, që do të mbahet në Scampia (Napoli), më 3 shkurt, në orën 17.00, pranë shkollës që mban emrin e Attilio Romanos, viktimë e kamorrës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.