2018-01-29 18:45:00

Papa: priti në audiencë ipeshkvijtë e Konferencës Episkopale Ruse


Papa Françesku priti sot në audiencë ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore të Federatës Ruse, në vizitën e  tyre "ad limina apostolorum" në Vatikan. Kështu njofton Buletini i sallës së shtypit të Vatikanit  duke pohuar se mes të pranishmëve në takim me Papën ishin: Imzot Paolo Pezzi, Kryeipeshkëv i Nënës së Hyjit në Moskë; Imzot Joseph Werth, Ipeshkëv i Shndërrimit në Novosibirsk, Ordinar për besimtarët e ritit bizantin në Rusi; Imzot Cyrih Klimowicz, Ipeshkëv i Shën Jozefit në Irkutsk, Administrator Apostolik i Yuzhno-Sakhalinks; Imzot Clemens Pickel, Ipeshkëv i Shën Klementit në Saratov.








All the contents on this site are copyrighted ©.