2018-01-28 19:08:00

Papa: në bazilikën e Shёn Sofisё, filloi e mbaroi çdo ditë 'në gjuhën ukrainase' para ikonës sё Zojës së Butësisë


Papa Françesku vizitoi sot pasdite komunitetin ukrainas në Romë, në Bazilikën e Shën Sofisë, nё via Boccea. E gjatё qёndrimit tё tij nё mesin e kёtij komniteti, Papa Bergoglio zbriti në kripë e bazilikës greko-katolike të Shёn Sofisё, në Romë dhe u ndal në lutje për disa minuta pranё varrit tё ipeshkvit urkrainas, Stepan Chmil, qё ёshtё varrosur aty.

Ishte një moment personal qё Papa Bergoglio e ndau gjatë një vizitës sё tij në komunitetin ukrainas, nё Romё, sepse deshi tё kujtonte e tё nderonte meshtarin Chmil, një rregulltar salesian ukrainas i cili në vitin 1948 u dërgua si misionar Argjentinë ku, njё vit mё pas, u takua me Jorge Mario Bergoglio-n e ri, tё cilin e njohur me Meshën në ritin bizantin.

Në këtë kuptim, kujto kryeipeshkvi i madh i Kievit, Imzot Svjatislav Shevchuk, Imzot Chmil "ishte edukatori i parë i Papës Francesco, sepse ai punoi në shkollën salesiane në Buenos Aires. E Papa e ka kujtuar disa herë këtë,  se pikërisht përmes atё Chmil, për herë të parë pati rastin pёr t’u njohur me traditёn liturgjike tё Kishës greko-katolike të Ukrainës".

"E tani dua t'ju them një sekret: natën para se të shkoj në shtrat dhe në mëngjes kur zgjohem gjithmonë takohem me ukrainasit". Kёshtu tha mes tjerash Papa Françesku, duke folur ‘lirshëm’ jashtë tekstit, në fund të fjalimit tё tij mbajtur sot pasdite në bazilikën greko-katolike të Shёn Sofisё, në Romë, ku Ati i Shenjtё Bergoglio u takua me komunitetin ukrainas."Pse? - vazhdoi Papa -. Sepse kur kryeipeshkvi juaj i madh (Imzot Svjatoslav Shevchuk,) erdhi në Argjentinë, dhe kur e pashë atë mendova se ishte një djalё që ndihmonte rreth altarit tё Kishës ukrainase, por nё realitet ai ishte kryeipeshkёv, e punoi vёrtetё mirë në Argjentinë, atje jemi takuar, pastaj një ditë ai shkoi në Sinod dhe u kthye kryeipeshkёv i madh ".

"Ditёn kur u largua nga Argjentin, u përshëndetem - vazhdoi Papa Bergoglio – e ai mё dhuroi një ikonë të bukur, qё është ikona e Zojёs sё Butёsisё. E unë e vendosa atë në dhomën time në Buenos Aires dhe e përshëndetsha natën e edhe në mëngjes”. "Pastaj ishte radha ime të bëja udhëtimin në Romë e të mos isha mё në gjendje të kthehesha - tha Papa Bergoglio -. Kërkova tё mi dërgonin tre librat e ditarit tim, gjëra thelbësore e ikonёn e Zojёs sё Butёsisё. Dhe gjatë natës para se të shkoj në shtrat e puthi ikonёn e Zojёs sё Butёsisё qё mё ka dhuruar kryeipeshkvi juaj i madh, e po kёshtu e përshëndes edhe në mëngjes. E kështu mund të themi se unë filloj dhe mbaroj ditën në ukrainisht".








All the contents on this site are copyrighted ©.