2018-01-28 14:29:00

Papa: Jezusi na çliron prej çdo skllavërie, edhe nga skllavëria e djallit


Papa Françesku, duke komentuar Ungjillin e kësaj sё diele nga Marku (Mk 1, 21-28), gjatë lutjes sё mesditës tё Engjëllit tё Tёnzot, kremtuar sot nё sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, rrëfeu episodin e ekzorcizmit nё ndodhi nё sinagogën e  Kafarnaumit, i cili na ndihmon t’i tejkalojmë sprovat dhe t’i mposhtim tundimet, sepse Jezusi  - theksoi Papa - ka ardhur ndër ne pёr tё na çliruar prej të gjithëve skllavëria, madje edhe nga skllavëria e djallit. Këtë nënvizoi Papa Françesku gjatë lutjes sё Engjëllit tё Tёnzot, duke komentuar Ungjillin e liturgjisё sё kësaj sё diele, në prani të 25 mijë besimtarëve e shtegtarëve ardhur nga e gjithë bota, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, pёr t’u ushqyer shpirtërisht nga Ungjilli i ditës, qё na tregon ekzorcizmin qё ndodhi në 'Ditën e Kafarnaummit' përmes të cilit Jezusi është paraqitur si profet i fuqishëm në fjalë dhe nё vepra.

"Jezusi hyn në sinagogën e Kafarnaumit ditën e shtunë dhe fillon tё mësoj; njerëzit u habiten nga fjalët e tij, sepse nuk janë fjalë të zakonshme, nuk u ngjajnë fjalëve që ata i dëgjonin zakonisht. Skribët, në fakt, mësojnë, por pa pasur autoritetin e vet: ata bazohen në traditë, në atë që para tyre kanë thёnё Moisiu e profetët. Jezusi, përkundrazi, mëson si ai që ka autoritet, duke e zbuluar veten si tё dërguarin e Hyjit dhe jo si një njeri i thjeshtë i cili duhet të mbështesë mësimin e tij nё traditat e mëparshme. Jezusi ka autoritet e besueshmëri të plotë, "shpjegoi Papa Bergoglio.

Ati i Shenjtё Françesku tregoi historinë e ekzorcizmit: "Në sinagogën e Kapernaumi është një njeri i pushtuar nga një shpirt i ndytë, qё shfaqet, duke bërtitur këto fjalë: 'Çfarë do prej nesh, Jezu Nazareni? A erdhe tё na zhbish, tё na shkatërrosh? Unë e di kush je ti: Shenjti i Hyjit!’. Djalli e tregon të vërtetën – nёnvizoi Papa, sepse: Jezusi erdhi, pikërisht, pёr ta shkatërruar shejtanin. Ky shpirt i papastër e njeh fuqinë e Jezusit dhe e shpall gjithashtu edhe shenjtërinë e tij.

Jezusi iu kërcënua, duke i thënë atij: 'Hesht! Dil prej tij'. Këto pak fjalë tё Jezusit mjaftojnë për të arritur fitoren kundër Djallit, i cili doli prej atij njeriu ’duke e përplasur pa mëshirë e duke lëshuar një britmë tё madhe. Ky fakt impresionoi shumë tё pranishmit; tё gjithё u tmerruan nga frika e pyesnin njёri-tjetrin: "Ç’u bë kёshtu!? Ja, një mësim i ri i pajisur me pushtet! Ky u urdhëroka deri edhe shpirtrave të ndytë dhe ata po e dëgjokan!” Fuqia e Jezusit konfirmon autoritetin dhe besueshmërinë e mësimit të tij. Ai ai nuk shqipton vetëm fjalë, por vepron".








All the contents on this site are copyrighted ©.