Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Bota shqiptare

Më 27 janar Dita e Kujtimit, përvjetori i çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Aushvic

L'ingresso al campo di Auschwitz in una foto diffusa il 19 gennaio 2017 - ANSA

26/01/2018 02:00

Çdo 27 janar kremtohet  Dita e Kujtimit. Sivjet bie 73-vjetori i çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Aushvic, i cili shënoi përfundimin e masakrës së regjimit hitlerian kundër hebrenjve. Iniciativa të shumta zhvillohen në të gjithë botën, për të mos harruar atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë.

Kujtojmë se Aushvic u ndërtua në vitin 1940 në një fshat të vogël të Polonisë që sot është pjesë e qytetit të Bremës. Themelohet me urdhrin e Hainrih Himlerit dhe komandohet nga Rudolf Hos. Që më 14 qershorin e atij viti, dërgohen në barakat e tij 728 të burgosur polakë. Më pas fillon ardhja masive e të burgosurve nga e gjithë Evropa. Nga viti 1924 deri në vitin 1944, makina naziste e vdekjes e shumëfishoi këtë kamp përqendrimi në 40 filiale, afër fonderive, minierave dhe fabrikave ku shfrytëzoheshin të burgosurit.

Numri i saktë i personave të vrarë në Aushvic nuk është llogaritur kurrë me siguri, por vlerësime të besueshme flasin për mbi 1 milion e gjysmë viktima. Në dokumentet e kampit u regjistruan vetëm 400 mijë të burgosur, 96% e të cilëve humbën jetën.

Memoriali i Yad Vashem  në Izraeli është monumenti përkujtimor i Holokaustit, pra, shfarosjes masive të hebrenjve nga nazistët. Yad Vashem do të thotë: ‘Një përkujtim e një emër”. Vendimin për ndërtimin e tij e mori Parlamenti Izraelit (Knesset) në vitin 1953. Ndërtesa ka Sallën përkujtimore, Muzeun historik, Galerinë e artit, Sallën e emrave, Arkivin, Luginën e bashkësive të humbura, Qendrën edukative dhe Kopshtin e famshëm të të Drejtëve ndërmjet kombeve, për nder të njerëzve nga të gjitha kombet e fetë, që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë nga shfarosja.

Memoriali ngrihet pranë Malit Herzl, në Majën e Har Hazikaron (Mali i Kujtimit). Brenda është ‘Hall of Remembrance”, një strukturë në formë çadre, që përkujton vrasjen e 6 milionë hebrenjve, shpesh bashkësi të tëra hebraike të zhdukura. Këtu, para një flake, që nuk shuhet kurrë, janë shkruar emrat e njëzet e dy kampeve të përqendrimit dhe ruhen disa nga urnat me hirin e viktimave të furrave krematore. Ndërsa në Arkivin Qendror të Holokaustit e të Heroizmit, ruhen 50 milionë dokumente mbi shfarosjen në masë të hebrenjve. Papa Shën Gjon Pali II e vizitoi këtë vend më 23 mars të vitit 2000, pas tij edhe Papa i nderit Benedikti XVI si dhe Papa Françesku. 

Po ju njohim me tekstin e identifikimit të viktimave që gjendet në Aushvic:
“Duke lartuar flakën, që digjet në përjetësi,
në këtë Memorial, para hirit të shenjtë
të vëllezërve tanë, një me ta, e ndjejmë veten
një me kujtimin e tyre;
me 6 milionë bij prej popullit tonë
që pësuan martirizimin e vdiqën
nga dora e nazistëve dhe e bashkëpunëtorëve të tyre,
së bashku me grupe të vogla e të mëdha hebraike,
të shkatërruara me synimin e ultë për të shlyer
emrin dhe kulturën e Izraelit në botë.
Me druajtje të shenjtë kujtojmë forcën e shpirtit
të vëllezërve tanë, madhështinë, guximin
e luftëtarëve që ndër geto ndezën
flakën e kryengritjes, duke shpëtuar nderin
e dinjitetin e popullit hebre; kujtojmë luftën
krenare e sublime të Kombit tonë për të shpëtuar
trashëgiminë e etërve e fytyrën njerëzore të bijve.
Kujtojmë, së fundi, ‘ të Drejtit e Kombeve’
që vunë në rrezik jetën e tyre
për të shpëtuar atë të hebrenjve”.

26/01/2018 02:00