Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Me 25 janar kalendari kremton festёn e Kthimit të Shën Palit Apostull

Conversione di san Paolo miniatura - RV

25/01/2018 08:33

Me datën  25 jana, kalendari Kishtar kremton festën e Kthimit të Shën Palit Apostull. Kthimi i Shën Palit, që në rrugën e Damaskut shitohet prej dritës së Krishtit të Kryqëzuar, të cilin ai, Sauli farize i bindur, e persekutonte në korpin mistik, Kishёn, vë në dukje në mënyrë të bindshme fuqinë e hirit të Zotit që e rrëzon përdhé Saulin dhe në të e rilind ngjall personin e ri të rilindur nga feja, Palin, i cili nga armiku i përbetuar i Shëlbuesit, shndërrohet e bëhet misionari i zellshëm i Ungjillit, në apostullin e popujve, në dëshmimin e fesë në Krishtit me fjalë e me vepra, me jetë e deri me vdekje.

Udha e Damaskut, ku ndodhi kthimi i Shën Palit, është me rëndësi të dorës së parë për të kuptuar lidhjen mistike që e bashkon Krishtin me Kishën. Sauli, Apostulli i ardhshëm nuk u kthye, ashtu si të tjerët, në takim me bashkësinë e krishterë, të cilën ai madje e persekutoi. U kthye me nismën e vetë Krishtit, që iu duk si i persekutuar. Shën Pali u kthye njëkohësisht tek Krishti e tek Kisha.

Kështu arriti tek përkufizimi origjinal i Kishës si Korpi i Krishtit, të cilin nuk e gjejmë tek autorët e tjerë të krishterë të shekullit të parë. Rrënjën më të thellë të këtij përkufizimi mahnitës të Kishës e gjejmë tek Sakramenti i Korpit të Krishtit. Thotë Shën Pali: “Duke qenë një bukë e vetme, ne, megjithëse shumë, jemi një trup i vetëm”.

Prandaj Apostulli i Popujve nuk i deshi bashkësitë Kishtare që themeloi, të ftohta e burokratike, por plot ndjenjë feje e pasion, sepse i konsideronte si shtrirje të pranisë personale të Krishtit në botë. Themelonte, kështu, një Kishë të Krishtit të përbërë nga gjymtyrë të bashkuara e njëkohësisht të dalluara, të cilave u printe fryma e Shpirtit Shenjt.

Natyrisht të nënvizosh kërkesën e unitetit nuk do të thotë se duhet rrafshuar ose sheshuar jeta kishtare sipas një mënyre të vetme veprimi. Gjetiu Pali Apostull mëson të mos shuhet Shpirti, domethënë të krijohet hapësira për gjallërinë e pabesueshme të shfaqjeve karizmatike të Shpirtit Shenjt Zot, që është burim energjie e gjallërie përherë të re.

Kemi të bëjmë, pra, me një bashkim si vertikal, ndërmjet Jezusit e besimtarëve, ashtu edhe horizontal, ndërmjet të gjithë atyre që luten në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit. Bashkësitë e Mbledhjet tona liturgjike – porosiste Apostulli - duhet të jenë të tilla, sa ta shtyjnë njeriun që, pa qenë i krishterë, merr pjesë ndër to, të thotë në fund me bindje: “Zoti është me ju!”. Kuptohet lehtë prandaj sa e madhe është dëshira e Kishës katolike për ta realizuar atë që uron Shën Pali.

25/01/2018 08:33