2018-01-24 14:29:00

Mons. Viganò, duhet aleanca midis qytetarëve e institucioneve kundër fake news


"Në këtë proces unё mendoj se si qytetarët e po kёshtu edhe institucionet duhet të gjejnë forma tё reja të aleancave që shkojnë nga shkolla deri te politika e madje edhe deri tek federatat profesionale. Përndryshe, profesioni i gazetarisë do të humbasë përveç besueshmërisë edhe identitetin e vet”. Kёshtu pohoi prefekti i Sekretarisё sё Vatikani për Komunikimin, Mons Dario Edoardo Viganò, në një intervistë pёr Vatican News duke folur pёr Mesazhin e Papës Françesku për Ditёn Botërore tё Komunikimit, qё i kushtohet temës sё 'lajmit të rremë' – ‘ fake news’.

"Para së gjithash besoj se është e dobishme të vendoset përsëri nё qendër tё debatit përgjegjësia e komunikimit", përgjigjet mons. Viganò se si gazetarët e po kёshtu edhe institucionet mund ta vënë mesazhin në praktikë. "Kjo vlerë – shton ai -, së bashku me lirinë e shprehjes, është e aftë ta bёjë vetë komunikimin vend të dëgjimit, tё dialogut dhe madje deri edhe tё kundërshtimit, pra tё mospëlqimit, gjithsesi brenda formave tё dialektikës normale tёndërveprimit. Pra, duke u nisur nga kërkesat, nga cilësitë themelore qё kërkohet nga deontologjia profesionale, është e nevojshme të rindërtohet konteksti në mënyrë që faktet e raportuara të mund të posedojnë një dritë autentike pa gjysmë hije të së vërtetёs ose sipas gjasave ".








All the contents on this site are copyrighted ©.