2018-01-23 10:00:00

Shqipëria dhe Selia e Shenjtë: në kohën e Gjergj Kastriotit Skanderbeut n.6


“Shqipëria dhe Selia e Shenjtë: në kohën e Gjergj Katriotit Skanderbeut (1444-1468)” n. 6 Në emisionin e gjashtë të rubrikës, titulluar “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë”, po nisim shfletimin e veprës me të njëtin titull, që shërben si bazë e përkujtimit të Heroit Kombëtar nga ana e redaksisë së gjuhës  shqipe dhe Vatican News, per t'u njohur me autorin e veprës, “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë: në kohën e Gjergj Katriotit Skanderbeut (1444-1468)”,  Alessandro Serra, arbëresh.

Autori i veprës, Alessandro Serra, arbëresh, lindi në  Spezzano Albanese, në vitin 1912, vdiq në Romë, në vitin 2000. Qe profesor e studiues i historisë. U interesua shumë për mbledhjen dhe ruajtjen e dokumenteve lidhur me historinë dhe kulturën e italo-shqiptarëve. Bashkëpunoi me revistën “Shêjzat” dhe “Katundi ynë”, si dhe me një mori gazetash italiane, kryekreje me gazetën vatikanase “L’Osservatore Romano”, me “Il Tempo”; “Storia illustrata”, “Calabria Letteraria” etj.. Veprat e tij më të njohura janë: “Spezzano albanese nelle vicende storiche sue e dell’Italia (1470-1945) [Specano shqiptar në ngjarjet historike të veta e të Italisë(1470-1945)]; "Albania 8 settembre ’43-9 marzo 1944" [Shqipëria 8 shtator ’43-9mars 1944]; "I profughi dell’Albania verso l’Italia ospitale” [Refugjatët nga Shqipëria drejt Italisë mikpritëse] dhe, së fundi, vepra që zgjodhëm për  rubrikën e re.

Kushtimi në krye të veprës, me një  tingëllim të fuqishëm aktual, të kujton situatën e trazuar të Shqipërisë në shekuj: “Shqiptarëve të Shqipërisë e atyre që jetojnë të shprishur nëpër botë, me urimin që këto faqe t’u sjellin sadopak qetësi  në zemrat e tyre të trazuara”.

1“L’Albania di Scanderbeg e i Pontefici per la difesa dell’occidente cristiano”(1444-1468) botuar në Cosenza në Casa del Libro”, 1960.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.