2018-01-23 10:32:00

Davos: Papa liderёve tё botës, njeriu tё kthehet në qendër tё ekonomisë


Ta kthejmë njeriun në qendër tё vëmendjes sё ekonomisë duke krijuar kёshtu "një shoqëri gjithëpërfshirëse, të drejtë, qё ndihmon". Këtë u kërkon Papa Françesku liderëve botërorë në një letër drejtuar pjesëmarrësve tё Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, duke falënderuar organizatorët për ftesën qё i kanë dërguar. Papa Bergoglio u kërkon pjesëmarrësve  tё Forumit Botëror tё bëjnë gjithçka pёr ta kthyer njeriun në qendër tё ekonomisë.

Në letrën, drejtuar presidentit ekzekutiv i Wef, Klaus Schwab, që sivjet pret nё Forum një numër rekord të liderёve politikë duke përfshirë Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, Papa Françesku ndalet te krizat e përsëritura financiare, që kanë krijuar sfida të reja dhe probleme për qeveritë, siç janё "rritja e papunësisë, rritja e formave të ndryshme të varfërisë, zgjerimi i hendekut socio-ekonomik dhe format e reja të skllavërisë ", shpesh të lidhura me konflikte dhe migrime.

Në një kuadër tё tillë, vazhdon letra e Papёs, "ёshtё vendimtare, madje themelore mbrojtja e dinjitetit tё njeriut, në mënyrë tё veçantë duke u ofruar të gjithëve mundësinë reale pёr zhvillimin e plotë tё jetës njerëzore e duke favorizuar familjen përmes politikave ekonomike”. Modelet ekonomike, u shkruan akoma Papa Françesku liderëve tё Davosit, duhet "të zbatojnë një etikë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tё tёrёsishёm, bazuar në vlerat që e vendosin në qendër personin dhe të drejtat e tij njerëzore ".

Vetëm në këtë mënyrë, lexojmë në letrën e Papёs Bergoglio, përmes një impenjimi tё fuqishёm dhe tё përbashkët tё të gjithë aktorëve ekonomikë, "mund të shpresojmë se vёrtet mund t’i japim një drejtim të ri fatit tё botës. Edhe inteligjenca artificiale, robotika, risitë e tjera teknologjike, duhet të përdoren për të kontribuar e për t’i shërbyer njerëzimit dhe mbrojtjes sё shtëpisë sonë tё përbashkët, natyrёs, mjedisit ".

Letra e Papёs Françesku përfundon duke shpjeguar se "nuk mund të qëndrojmë të heshtur para vuajtjeve të miliona njerëzve, dinjiteti i të cilëve është lënduar". Pikërisht ky qëndrim është "imperativ moral, përgjegjësi që ka të bëjë me të gjithë dhe u takon tё gjithëve: krijimi i kushteve tё drejta e tё duhura për të jetuar me dinjitet”.

Ati i Shenjtë bën thirrje të refuzohet "kultura pёrdor e hedh" e duke iu drejtuar botёs sё biznesit, kërkon të rritet cilësia e produktivitetit, tё krijohet punë, të respektohen ligjet që e rregullojnë atë, të luftohet korrupsioni dhe tё promovohet drejtësia sociale: një "përgjegjësi e rëndësishme kjo, që duhet ushtruar e zbatuar me aftësi dhe urti të veçantë, sepse vendimet do të jenë tepër të rëndësishme për formësimin e botës së nesërme dhe asaj të brezave të ardhshëm ".








All the contents on this site are copyrighted ©.