2018-01-22 16:50:00

Papa: nё lutje në bazilikёn e Shёn Marisë së Madhe pas udhëtimit nё Kili e Peru


Papa Françesku posa mbёrriti nё Romё nga Lima, shkoi në bazilikёn romake tё Shёn Marisё sё Madhe për t'u lutur e falënderuar Zotin përmes ndërmjetësimit amnor tё Zojёs sё Bekuar – Zojёs sё Madhe, pёr udhëtimin e 22-tё apostolik ndёrkombёtar në Kili dhe Peru. Kёshtu njofton me një tweet drejtori i Sallёs së shtypit tё Vatikan, Greg Burke. Papa Françesku u kthye sot nё Romё nga udhëtimi tij apostolik nё Kili e Peru, nё ora 14.15 nё Ciampino-Romё.

Pas dëgjimit, bashkёndarja. Gjatë vizitës në Peru, etapёn e dytë tё udhëtimit të 22-të ndërkombëtar apostolik,  Papa Françesku takoi dhe dёgjoi me respekt, interes e dashuri popujt indigjenё, indianët (indiosёt), pastja duke bëri thirrje pёr mbrojtjen e grave, e përmendi pёr herё tё parё fjalën "feminicid". Në Puerto Maldonado, pёruroi idealisht Sinodin mbi Amazonën, qё ka si synim mbrojtjёn dhe vlerёsimin e kёtij thesari natyror. Do tё mbetёt nё kujdesё edhe pёrshkimi me papamobile i lagjes Buenos Aires në Tujillo, shkatërruar nga "El Niño", dhe takimi me të rinjtë në Plaza de Armas. Dy qenё momentet e lutjet publike pёr Papёn Françesku: me 500 murgeshat rregulltare tё klauzurёs dhe dhe lutja përpara relikeve të shenjtorëve peruvian, në Katedralen e Lima. Nё takim me ipeshkvijtё e Perusё kёrkesa drejtuar prelatёve: mësoni gjuhën e digjitalizimit dhe denonconi korrupsionin.








All the contents on this site are copyrighted ©.