2018-01-22 09:18:00

Papa e pёrfundoi vizitёn nё Peru: “Tokё e shpresёs, jini tё bashkuar”


Papa Françesku u kthye nё Romё nga udhёtimi tij apostolik nё Kili e Peru. Aeroplani qё e ktheu Atin e Shenjtё Romё nga shtegtimi tij ndёrkombёtar, mbёrriti nё ora 14.15 nё Ciampino-Romё

Keshtu, Papa Françesku e përfundoi shtegtimin e tij tё 22-tё ndërkombëtar apostolik, gjatё tё ckilit, pёr njё javё, vizitoi sё pari Kilin e pastaj Perunё. Një milion e 300 mijë besimtarёt morën pjesë në Meshёn kremtuar mbrёmё nga Papa Françesku në bazën ushtarake të Las Palmas në Lima, Peru.

"Ky është një vend i shpresës" u tha mes tjerash Papa, duke ftuar popullin peruvian të jetë bashkuar nё përballimin e sfidave tё shumta. Pas Meshe, pёrshёndetja me popullin peruvian, autoritetet civile e kishtare tё vendit dhe nisja e Papёs Françesku drejt Romёs ku mbёrrini rreth nё ora 14.15








All the contents on this site are copyrighted ©.