Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Mediat katolike në Lourdes për Ditët e Shën Françeskut Sales

Papa Françesku me Mons. Vigano - REUTERS

22/01/2018 18:45

E vërteta është në qendër të reflektimit të gazetarëve katolikë në Ditët e Shën Françeskut Sales. Do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit tё Vatiaknit, Kardinali Parolin

Edicioni i 22-të i Ditёve tё Shën Françeskut Sales, shenjt mbrojtës a pajtor qiellor i gazetarëve, do të zhvillohet nga 24 deri më 26 janar në Shenjtёrores e Zojёs sё Lourdes, nё Francë. Takimi tashmë tradicional i mediave katolike, organizuar nga Sekretaria e Selisё sё Shenjtё për Komunikim dhe Federata Franceze e Mediave Katolike, sivjet mbahet mbitemën "Media dhe e Vërteta". Më 26 janar, te Shpella e Dukjeve tё Zojёs sё Bekuar nё Lourdes,, është nё program kremtimi i Meshёs, tё cilёn e kryeson Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin.

"Çmimi Atё Jacques Hamel"

Në fund të kremtimit do të të jepet "Çmimi Atё Jacques Hamel", themeluar në kujtim të priftit tё vrarë nga dora xhihadiste mё 26 korrik 2016, ndёrsa po kremtonte Meshën në Rouen. Do të jetë e pranishme edhe motra e priftit, Roseline Hamel.

Gazetarë nga e gjithë bota

Nё kёtё takim do të jenë tё pranishëm operatorë profesionistë të mediave nga e gjithë bota, për të reflektuar së bashku mbi dimensionet filozofike, teologjike, politike e gazetareske tё sё vërtetës, në bazën e asaj që thotё Papa Françesku, i cili e fton komunikimin, në të gjitha format që ka, këndej mediat,  tё jenë konstruktive dhe në shërbim të së vërtetës. Marrin pjesë, ndër të tjerë, përveç ipeshkvit Tarbes e Lourdes Nicolas Brouwet, prefekti i Sekretarisë sё Selisë së Shenjtë për Komunikim Mons. Dario Edoardo Viganò, presidenti i Federatës së mediave katolike Jean-Marie Montel, president i SIGNIS Helen Osman dhe drejtori i sё përditshmes italiane Avvenire, Marco Tarquinio.

22/01/2018 18:45