Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Bota shqiptare

“Shqipëria dhe Selia e Shenjtë: në kohën e Gjergj Katriotit Skanderbeut”. Monumenti i Skënderbeut në Romë, n. 5

Monumenti i Skënderbeut në Romë

22/01/2018 12:27

Në emisionin e pestë të rubrikës, titulluar “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë: në kohën e Gjergj Katriotit Skanderbeut”, n.5 monumenti i Skënderbeut në Romë.

Vendosja e monumentit të Skënderbeut në Sheshin “Albania” në Romë, flet vetë për vlerësimin e figurës së Heroit tonë Kombëtar nga shteti italian. I pari që do të ishte pushtuar nga osmanllinjtë, duke u shndërruar në portë për të shkuar nën tehun e shpatës Europën me gjithë evropianët e  arritjet e tyre në të gjitha fushat e jetës  Prandaj në pllakën përkujtimore të këtij Monumenti, shkruhet se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke shpëtuar Shqipërinë nga sulmet turke, shpëtoi njëkohësisht edhe qytetërimin perëndimor nga barbaritë e otomanëve. Ndërsa qytetërimin e shqiptarëve, që asokohe jetonin si gjithë popujt perëndimorë, pak e kush u përpoq ta  shpëtojë në kohë të vështira… Ndërkaq Skënderbeu vijon të lartohet në sheshin “Albania”, në zemrën e lashtë të Qytetit të Amshuar, ndërmjet lagjes të Shën Sabës e Aventinit, një nga shtatë kodrat, mbi të cilat, sipas legjendës, u themelua qyteti i Romës. Legjendar edhe ai vetë!

Ishte 27 tetori i vitit 1940 kur Benito Musolini në praninë e autoriteteve më të larta zyrtare të qytetit e përuroi këtë Monument.

Kronistët e kohës e komentojnë si një ditë vjeshte, me reshje të vazhdueshme. Të dukej sikur koha qante, duke i kujtuar diktatorit Italian se më 7 prill 1939, kur e pushtoi Shqipërinë, nuk munguan t’i vënë pushkën bijtë e atij, që lartohej në atë Shesh i cili, më 16 prill 1939, ndërroi emër e u quajt Sheshi “Albania”.

Monumenti i Skënderbeut, i realizuar në bronz nga fiorentini Romano Romanelli, lindur më 14 maj të vitit 1882 në Firence, peshon 35 kuintalë dhe e paraqet Heroin tonë Kombëtar mbi kalë, ngjeshur me armaturën e hekurt, me përkrenaren e shpatën gati për luftim. Megjithatë, duket shumë më i vogël, nga sa jemi mësuar ta shikojmë në monumentet e tij në Tiranë e në Krujë, mbi piedestalin e shndritshëm, të gurtë romak,  që peshon rreth 75 kuintalë. Mbi të vijon të qëndrojë edhe sot Skënderbeu. Sodit  Romën e ata që kalojnë poshtë tij, duke lexuar pllakën përkujtimore, vendosur nga komuna e qytetit të amshuar në vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes: “Në kujtim të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mbrojtësit të patrembur të qytetërimit perëndimor”.  E ndoshta-ndoshta duke pritur që qytetërimi perëndimor t’ia lajë borxhin që i ka prej shekujsh popullit të tij!

22/01/2018 12:27