2018-01-21 00:00:00

Shenjtorёt e javёs 22 – 28 janar


E diel 21 janar, Kisha katolike kremton tё dielёn e 3-të gjatë vitit kishtar, po mё 21 janar, kalendari përkujton Shën Anjezen, virgjër e martire. Ungjilli i kësaj së diele nga Marku (Mk 1,14-20), na sjell fjalët e Jezusit: “Kthehuni e besoni në Ungjill!”. Fragmenti ungjillor na paraqet predikimin e parë të Zotërisë Jezus me ftesën e urgjencës së kthimit tonë, që vjen nga afrimi i Mbretërisë së Zotit, që mishërohet e bëhet e pranishme në vet personin e Jezusit.

Të hёnёn më 22 janar, kalendari përkujton shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir, shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik dhe shën Anastasin, murg e martir.ù

Të martёn me 23 janar, kalendari përkujton shën Emerencianen, martire romake e shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.
 
Të mёrkurёn me 24 janar, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.

Tё enjten mё 25 janar, kalendarit kremton festёn e Kthimit të Shën Palit Apostull, ungjillёzuesit tё popullit shqiptar.

Tё premten mё 26 janar, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Timoteun e Titin, dishepujt të shën Palit e ipeshkvij.

Tё shtunёn mё 27 janar, kalendari kishtar pёrkujton Shën Angjela Meriçin, virgjër.

Tё dielёn e ardhshme mё 28 janar, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e 4-tё gjatё vitit kishtar, e gjithnjё mё 28 janar, kalendari pёrkujton edhe Shën Tomёn e Akuinit, rregulltar domenikan, filozof e teolog.








All the contents on this site are copyrighted ©.