2018-01-21 16:56:00

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve


Që nga 18 janari, Kisha Katolike ka filluar Javën e lutjes për bashkimin e të kirshterëve, e cila do të vijojë deri më 25 janar, ditë në të cilën Papa Françesku do të kryesojë Mbrëmësoret në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë.

         Tema e sivjetme është marrë nga Libri i Daljes: “E fuqishme është dora jote, o Zot” (Dal 15,6). Është pjesë e himnit të lavdit, që Moisiu i larton Zotit pas kalimit të Detit të Kuq e daljes nga Egjipti. Pushteti i së keqes, sado i fortë të jetë - dëshmohet në të – nuk mund t’i rezitojë ndërhyrjes së Zotit të jetës.

         Lufta e madhe e Zotit për ta çliruar popullin e vet nga skllavëria egjiptiane e ka kulmin pikërisht në këtë akt force. Sepse është vërtet një akt force i Zotit, që përmbyt ushtrinë e faraonit. E ne, që ndoshta, jemi mësuar ta kuptojmë shëlbimin si diçka, që arrihet veç me ëmbëlsi, me një sërë buzëqeshjesh e veprash të mira, na duket e vështirë ta kuptojmë këtë veprim hyjnor të kapitullit të 15-të të Librit të Daljes.

         Tani jemi në një botë të vështirë, ku dhuna e luftrave, e terrorizmit, e kriminalitetit, e padrejtësisë ndaj më të varfërve i vënë vulën jetës së shumë njerëzve. Nuk mund të jemi indiferentë…

         Sidomos në Kishat tona në Evropë duhet ta rizgjojmë ndërgjegjen e vetëdijen për forcën e së keqes e ta dëgjojmë britmën e të varfërve e dhimbjen e tokës sonë, dhunuar e ndotur për interesin e pak vetëve. Këtë na kërkon Kisha me temën e sivjetme në Javën e lutjes për bashkimin e të krishterëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.