2018-01-20 17:06:00

Papa: Peru '; jam në Trujillo për t'u lutur pas katastrofës sё El Nino


"Ju, ashtu si apostujt, e keni njohur fuqinë e natyrës dhe keni përjetuar goditjet e saj. Si atyre, qё u përballën me stuhinë në liqe, juve u ka takuar tё përballeni me goditjen e rënd të pёrmbytjeve shkaktuar nga fenomeni  'El Nino bregdetare', pasojat e tё cilit janё akoma tё dhimbshme e të pranishme në shumë familje, sidomos nё ato që ende nuk janë në gjendje t'i rindërtojnë shtëpitë e tyre. Edhe për këtë arsye kam dashur të vij dhe të lutem këtu me ju”. Me kёto fjalё Papa iu drejtua qindra mijëra besimtarëve  tё pranishëm në Meshёn kremtuar në fushёn bregdetare të Huanchaco-s, në Trujillo, qytet i goditur nga përmbytjet shkatërruese qё pati shkaktuar fenomeni 'El Nino', i cili preku Peru-nё dhe Ekuador-in.

Në fillim të vitit 2017, Trujillo pësoi përmbytje tё mëdha të shkaktuara nga ngrohja jonormale e ujit tё detit dhe si pasojё reshjet e mëdha e tё stuhishme, tё cilat për ditë  tё tёra qendra historike e qytetit, qё akoma i ruan edhe vlerat koloniale, mbeti nën ujë. Me mijëra njerëz  u goditёn nga katastrofa. "Jezusi në kryq dëshiron të jetë pranë nё çdo situate të dhimbshme për të na dhënë një dorë dhe për të na ndihmuar për t'u ngritur ", u tha mes tjerash Papa Françesku tё pranishmёve.








All the contents on this site are copyrighted ©.