2018-01-20 10:40:00

Papa nё Peru: korrupsioni ёshtё “virus shoqëror”, pёr Amerikёn Latine


Në shumë vende e gjithashtu edhe në Peru “degradimi i mjedisit, për fat të keq, është ngushtë i lidhur me degradimin moral tё komuniteteve tona ". Papa Françesku e denoncoi kёtё në fjalimin e tij mbajtur në Pallatin Qeveritar në Lima. Sipas Papёs Françesku, "nuk mund tё mendojmë për ta si dy çështje të ndara e tё veçanta": pranë shkatërrimit tё ekosistemit, në fakt, depërton e futet një tjetër formë shkatërrimi  – shpesh herё nё mёnyrё tinёzare –  ajo e degradimit tё natyrës, forma e degradimit mjedisor që ndot gradualisht të gjithë indin dhe strukturën jetike: korrupsioni ".

"Sa keq - tha Papa – u ka shkaktuar popujve tanë të Amerikës Latine dhe demokracive tё këtij kontinenti tё bekuar, një virus i tillë shoqëror, një fenomen që infekton gjithçka, e nga ky virus tё varfrit dhe toka nënё janë më të dëmtuarit.  ‘Ne nuk mund të mos tё luftojmë kundër kësaj plage sociale e nё kёtё betejë lypet një pjesëmarrje dhe mbështetje maksimale; sepse kjo betejë kërkon vëmendjen e tё gjithëve ngaqë ka të bëjë me të gjithë ".

Lidhur me kёtё, Papa Françesku kujtoi moton e udhëtimit të tij apostolik nё Peru, " Të bashkuar për tё mbrojtur shpresën”, qё është edhe programi më i mirë për të ardhmen,  e bёri thirrje tё punohet pёr një "kulturë më të madhe tё transparencёs midis organeve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Askush nuk mund të pohon se ёshtё jashtë këtij procesi. "Sipas Papёs Françesku, në të vërtetë, "korrupsioni mund tё shmanget e pikërisht pёr kёtё ai kërkoi angazhimin e të gjithëve”.

"Ata që mbajnë detyra e poste të përgjegjësisë, në çfarëdo sektori, i inkurajoj dhe i nxis tё gjithë - theksoi Papa Bergoglio –  qё tё angazhohen në këtë drejtim për t'i ofruar, popullit tuaj e tokёs tuaj, sigurinë që lind nga besimi se Peru-ja është një hapësirë shprese dhe mundësie, por për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz; sepse çdo peruvian, çdo peruvjane duhet tё mund ta ndiejë si tё vetin kёtё vend e tё ketë mundësinë të krijojë marrëdhënie vëllazërimi e barazie me të tjerët edhe duke ndihmuar tjetrin kur ka ka nevojë; Peru-ja le tё jetë tokё ku mund të realizohet e ardhmja e çdo personi".








All the contents on this site are copyrighted ©.