2018-01-20 20:55:00

Papa: në Peru, krimi i organizuar rrёnon si stuhia


Në Trujillo, në bregdetin verior tё Perusё, qyteti i dytë i vendit dhe vend vizite nё etapën e tretë tё udhёtimit tё 22-tё ndёrkombёtar papnor që mbaron nesër, Papa Françesku shkoi pёr tё sjellë ngushëllim e shpresë për popullsitë e prekura nga përmbytjet shkatërrimtare tё vitit kaluar shkaktuar nga fenomeni 'El Nino'. Po nga Trujillo Papa e ngrehi zërin gjithashtu kundër efekteve shoqërore po aq shkatërrimtare tё krimit tё organizuar, veçanërisht aktiv nё Peru në fushat e trafikut tё drogës, tё trafikimit tё paligjshëm dhe prostitucionit.

"Stuhi tjera mund t'i fshikullojnё këto brigje dhe, në jetën e fëmijëve të këtyre vendeve, kanë efekte shkatërruese. Stuhi që gjithashtu na sfidojnë si komunitet dhe vёnё në lojë vlerën e shpirtit tonë. Ato quhen dhunё e organizuar, 'vrasje me pagesë' dhe pasiguria që krijojnë tek njerёzit" denoncoi Papa Françesku në homelinё e Meshës kremtuar para mёse 200 mijë besimtarëve mbledhur në fushën bregdetare tё Huanchaco-s, një parajsë natyrore në Paqësor.

"Mungesa e mundësive edukative dhe mungesa e punës, veçanërisht ndër të rinj, ёshtё njё diçka që i pengon ata të ndërtojnë një të ardhme me dinjitet – tha Papa e pastaj renditi në temën e 'stuhive' që kërcënojnë popullsitë lokale -; mungesën e strehimit të sigurt për shumë familje që janё tё detyruara të jetojnë në zona tejet jostabile dhe pa eksese të sigurta”; si edhe “shumë situata të tjera që ju i dini dhe i vuani si përmbytjet më të këqija qё luhatin besimin reciprok, kaq tё domosdoshёm për të ndërtuar një rrjet mbështetjeje dhe shprese ".

"Përmbytje që prekin shpirtin", i quajti Papa Françesku, sipas të cilit "nuk ka tjetër rrugë dalje më tё mirë se atё tё Ungjillit ", ndërsa "me Jezusin shpirti i këtij populli tё Trujillo-s mund të vazhdojë të quhet 'qytet i pranverës sё përjetshme', sepse me Të gjithçka bëhet rast i njё shprese tё re".  

"Ju, si apostujt, e njihni fuqinë e natyrës dhe i keni përjetuar goditjet e saj - vërejti Papa -. Si apostujt qё u përballën me stuhinë në liqe, juve u takoi tё përballeni me goditjen e ashpër të ' Nino-s sё bregdetit ', pasojat e dhimbshme tё të cilit janë ende të pranishme në shumë familje, veçanërisht ato që ende nuk kanë qenë në gjendje t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre. Edhe kjo ёshtё njё arsye tjetër pse desha të vij dhe të lutem këtu me ju ".

Në muajt e parё të vitit 2017, Trujillo pësoi përmbytjet njё rëndë shkaktuar nga ngrohja anomalore e ujit detit dhe reshjeve të mëdha e të stuhishme, qё për ditë të tëra goditen qendrën historike tё qytetit, e cila ruan fabrikën e saj kolonial, ajo mbeti nën ujë. Nga kёto pёrmbyjte tё tmerrshme mijëra njerëz  pёsuan dёme tё mёdha.

"Shpirti i një komuniteti matet me mënyrën se si arrin të bashkohet për t'u përballur me momentet e vështira, në fatkeqësi, për ta mbajtur shpresën gjallë ", tha Papa, duke lavdëruar "solidaritetin" e popullit të Trujillo-s në kohёn e përmbytjeve ."Këto fatkeqësi - pohoi Papa - vënë në diskutim dhe në rrezik vlerёn e shpirtit tonë, atё tё qëndrimeve e tё sjelljeve tona më elementare. Atёherё e kuptojmë sa është e rëndësishme ёshtё të mos jetë vetëm, por sa mё vlerё ёshtё tё jemi tё bashkuar, tё jemi plot me atë unitet që është fryt i Shpirtit Shenjt Zot”.








All the contents on this site are copyrighted ©.