"Tani, ngadalë, duhet të marrim rrugën në drejtim të shtëpisë, sepse duhet fjetur. Po kёshtu edhe njerëzit që jetojnë këtu përreth duhet tё pushojnë, janё nё gjumё”. Kёshtu, Papa Françesku, nga ballkoni i Nunciaturës në Lima, iu drejtua mijëra besimtarëve qё brohorisnin hareshëm duke e përshëndetur kthimin e tij, e me të cilin u ndalen duke biseduar për një kohë të gjatë në shesh para Nunciaturës. E Papa i falënderoi e përshëndeti tё pranishmit e shumnumёrt dhe, më pas recitoi sё bashku me ta një Tё Falemi Mari e u dha tё gjithëve bekimi e tij apostolik.
All the contents on this site are copyrighted ©. |