2018-01-19 09:57:00

Papa nё Peru: takon popujt e Amazonës, pastaj autoritetet


Ditën e parë në Peru, ku mbërriti dje nё mbrëmje nga Kili, etapë e dytë dhe e fundit e këtij udhëtimi tё tij tё 22-tё apostolik ndërkombëtar, Ati Shenjtё Bergoglio ka një program tё ngjeshur. Sot Papa Françesku takon popujt e Amazonës nё Puerto Maldonado, pastaj, duke u kthyer në Lima, autoritetet civile të vendit dhe, privatisht, një grup si-vëllezërish tё tij rregulltarë jezuitë. Papa do të niset me aeroplan në orën 8.30 lokale (14,30 evropiane) nga Lima pёr në Puerto Maldonado, në Amazonёn peruviane, ku në ora 10.30 (16.30 evropiane) do të takohen me popujt e Amazonës në rajonin Coliseo Madre de Dios.

Një orë më vonë, nё program ёshtё takimi i Papës me popullsinë lokale në Institutin Jorge Basadre. Nё ora 12.15 lokale (18.15 evropiane) Papa Françesku do të vizitojë Hogar Principito, shtëpinë pritëse a strehuese për të rinjtë e varfër, tё mënjanuar e me vështirësi. Në ora 13.15 lokale (në orën 19.15 evropiane) do të jetë dreka me përfaqësuesit e popujve të Amazonisë në Qendrën Baritore Apaktone.

Pas kthimit me aeroplan në Lima, nё ora 16.45 (10.45 evropiane) Papa Françesku do të takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik në Oborrin e Nderit në Pallatin e Qeverisё, ku gjysmë ore më vonë do t’i bëjë vizitë kortezie Presidentit tё Republikës Pedro Pablo Kuczynski në Salonin e Ambasadorëve. Në orën 17:55, së fundi (23.55 evropiane), takim privat i Papës Bergoglio me anëtarët e Shoqatës së Jezusit në kishën e Shën Pjetrit








All the contents on this site are copyrighted ©.