Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Mesazhi i Papës Françesku në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Papa Françesku ne pallatin e Presidences ne Trane me Presidentin Nishani, 21 shtator 2014 - ANSA

18/01/2018 17:32

Dje, të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, përkujtuan 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Vitin kushtuar atij. I quajtur nga Papët e Romës “Atlet i Krishtit”, Skënderbeun e kujtoi edhe Kisha Katolike si mbrojtës të vlerave të krishtera vendore dhe të krishterimit perëndimor. Vërtet, ai ia preu udhën për 25 vjet me radhë hordhive otomane, që synonin Evropën. Me këtë rast, Papa Françesku u dërgon shqiptarëve këtë mesazh, me firmën e Sekretarit të Shtetit, kardinalit Pietro Parolin:

“Fort të nderuarit Angelo Massafra

Kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit

Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, ju shpreh urimet më të përzemërta, të shoqëruara me lutje, Juve, vëllezërve tuaj ipeshkvij, autoriteteve civile dhe të gjithë popullit shqiptar, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, “kësaj figure të shquar të krishterë… vlerësuar prej Papëve të Romës” (Papa Shën Gjon Pali II, Fjala drejtuar kombit shqiptar, Tiranë, më 25 prill 1993). Duke kujtuar vizitën e tij në “tokën fisnike të Shqipërisë, tokë heronjsh, që flijuan jetën e tyre për pavarësinë e vendit dhe, tokë martirësh, që dhanë dëshminë e fesë në kohët e vështira të persekutimit” (Fjala drejtuar autoriteteve civile në Tiranë, më 21 shtator 2014), Papa Françesku ka sërish kënaqësinë të përgëzojë për klimën e bashkëjetesës paqësore dhe të respektit reciprok mes njerëzve të traditave fetare dhe kulturore të ndryshme në Shqipëri. Duke u lutur që të gjithë shqiptarët të vazhdojnë t’i nxisin vlerat e solidaritetit, të dialogut dhe të paqes, Shenjtëria e Tij, me gjithë zemër, ia porosit kombin shqiptar Provanisë së Zotit të Gjithpushtetshëm.

Kardinali Pietro Parolin

Sekretar i Shtetit” 

18/01/2018 17:32