2018-01-17 22:45:00

Papa: mesazh për konferencën e Jerusalemit, urgjent rifillimi i dialogut midis izraelitëve e palestinezëve


Selia e Shenjtë "nuk do të pushojë së kujtuari sa urgjente ёshtё nevoja e një rifillimi të dialogut ndërmjet izraelitëve e palestinezëve për një zgjidhje të negociuar, që synon bashkëjetesën paqësore tё dyja shteteve brenda kufijve, sipas marrëveshjes sё arritur mes tyre dhe njohur ndërkombëtarisht, në respektin e plotë të natyrës sё veçantë të Jerusalemit, domethënia e të cilit shkon përtej çdo konsiderate rreth çështjeve territoriale ".

Kёshtu shkruan Papa Françesku, në një mesazh dërguar Imamit tё Madh të al-Azhar, Ahmed el-Tayeb, dorëzuar dje nga Nunci Apostolik në Egjipt, Imzot Bruno Musarò, dhe lexuar në arabisht sot paradite nga Mons. Yoannis Gaid, sekretar personal i Papës, për pjesëmarrësit e "Konferencës Ndërkombëtare nё mbështetje tё Jerusalemit" promovuar nga el-Azhar.

Papa qe ftuar në konferencë nё tё cilёn, gjithsesi, nuk kishte mundësi të merrte pjesë pёr shkak të udhëtimit tё tij apostolik në Kili e Peru, por "që tani siguroj - shkruan Papa Françesku - se do të vazhdojë t’i lutem Zotit për kauzën e paqes, të një paqeje të vërtetë e reale. Në veçanti, do t’i lartojë Zotit lutjet e pareshtura qё udhëheqësit e kombeve, autoritetet civile e fetare kudo të impenjohen për tё parandaluar spiralet e reja të tensionit dhe të mbështesin çdo përpjekje që tё mbizotëroj harmonia, drejtësia dhe siguria për popullsitë e kësaj Toke të bekuar, tё cilёn e kam shumë pёrzemёr".

"Vetëm një status special - shkruan Papa - edhe ia i garantuar ndërkombëtarisht, do të mund ta ruajë identitetin, vokacionin unik si një vend i paqes, nga i cili shquhen Vendet e shenjta dhe vlera e tij universale, duke mundësuar kёshtu një të ardhme pajtimi dhe shprese për të gjithë rajonin. Kjo është aspirata e vetme e atyre që deklarohen si besimtarë tё vёrtetё dhe nuk lodhen duke kërkuar me uratë një të ardhme vëllazërore për të gjithë ".








All the contents on this site are copyrighted ©.