2018-01-16 11:45:00

Papa posa arriti në Kili, gjesti parё "jashtë programit" lutja te varri i "ipeshkvit të të varfërve


Papa mbërriti dje në Kili rreth dyzet minuta përpara orarit të planifikuar. Aeroplani papnor mbërrini nё aeroportin ndërkombëtar tё Santiago-s në ora 19:30 sipas orës lokale (23:30 evropiane), ku u mbajt ceremonia e mirëseardhjes, pa fjalime. Papa Françesku u prit nga Presidentja e Republikës së Kilit, Michelle Bachelet Jeria - me të cilin bisedoi përzemërsisht për një kohë të gjatë, po kёshtu ishin tё pranishëm edhe Presidenti i Senatit Andres Zaldivar, Presidenti i Dhomës së deputetëve Fidel Espinoza, Shefi i Drejtësisë Haroldo Brito, Ministri i Jashtëm Heraldo Muñoz dhe ambasadori i Kilit për të parë Shenjtë, Mariano Fernandez.

Gjithashtu ishin të pranishëm Kardinali Ricardo Ezzati Andrello, kryeipeshkёv i Santiago-s e presidenti i Konferencës Ipeshkёvnore të Kilit, Imzot Santiago Silva Retamales. Pas homazheve floreale tё dy fëmijëve me veshje tradicionale tё Kilit, nderimeve ushtarake dhe prezantimit tё delegacioneve, Papa Françesku nga aeroporti shkoi me makinë drejt Nunciaturës Apostolike nё Santiago tё Kilit, 24 km nga aeroporti.

Para se të mbërrinte nё Nunciaturё, Papa Françesku bëri një ndalesë të shkurtër në famullinë kishtare tё Shën Luigjit Beltràn, Pudahuel – kёtu bёri gjestin e parё "jashtë programi" në kёtё udhëtim - ndalesën në lutje te varri i Imzot Enrique Alvear Urrutia, njëri prej ipeshkvijve më të dashur e mё të kujtuar nga populli kilian, tё cilin Papa e quajti "ipeshkëv i të varfërve".

Në këtë Kishë të periferisë sё Santiago-s, Papa Françesku foli me priftin famullitar dhe përshëndeti turmën e besimtarëve tё mbledhur, që brohorintin e valëvitnin shamitë shumë ngjyrëshe nё shenjё gazimi e hareje, ashtu siç bën edhe qytetarët tjerë gjatë gjithë rrugës sё u përshkua me "papamobile" drejt Nunciaturës Apostolike nё Santiago, e cila gjendet në sektorin lindor të kryeqytetit, në komunën e Providencia.

Papa Françesku e viziton Kili 28 vjet pas diktaturës së Pinochet. Në etapën e parё kiliane të udhëtimit të 22-të apostolik, Papa Bergoglio do të ketë edhe një takim me dy viktima të diktaturës, tё cilët mё 18 janar do t'i dorëzojnë një letër.

Gjatë udhëtimit me aeroplan drejt Kilit, Papa Françesku fluturoi mbi Argjentinën, vendlindjen e tij, dhe me kёtё rast Ati i Shenjtë i dërgoi përshëndetjet e përzemërta, siç tha "popullit tё vendit tim", të cilit i siguroi bekimin e tij apostolik edhe i kërkoi të lutet për të.








All the contents on this site are copyrighted ©.