2018-01-16 20:07:00

Papa nё Kili: l’Osservatore Romano, nё Santiago tokё e formimit të tij


Vizita e Papёs Françeskut "ёshtё një kthim në Amerikë, i gjashti udhëtim apostolik, ky në Kili dhe Peru, nё pesë vjetet e papёnisё sё Atit Shenjtë Bergoglio. Po kjo vizitë është edhe një kthim në Santiago, vend ku i riu Bergoglio ka kaluar një pjesë tё formimit të tij", nënvizon drejtoi i gazetës sё Vatikanit, Osservatore Romano, Giovanni Maria Vian, në një editorial në të cilin kujton se itinerari bie edhe "në dyqind vjetorin e pavarësisë kiliane".

Vian gjithashtu kujton denoncimin dhe kërkimin e faljes nga Papa për  rastet e abuzimit të fëmijëve nga disa anëtarë tё klerit: "Në një kontekst Katolik karakterizuar nga fenomeni tejet i rënd i abuzimeve, Papa Françesku ka manifestuar dhimbje dhe turp "përball dëmit të pariparueshëm që u ёshtё shkaktuar fëmijëve nga kleri i Kishës '. Për këtë, së bashku me episkopatin kilian, Papa Françesku tha se 'është e drejtë të kërkosh falje dhe t’i përkrahësh viktimat me gjitha forcat dhe tё angazhohesh nё mënyrë që ky shkandull, që ka minuar kaq fort kredibilitetin e klerit, tё mos përsëritet kurrë mё ".

Drejtoi i gazetës sё Vatikanit, Osservatore Romano, Vian kujton pastaj një gjest simbolik e të paplanifikuar që Papa Françesku deshi tё bënte menjëherë pas mbërritjes në Santiago tё Kilit: "Si akt i parë i vizitës sё tij apostolike, në të vërtetë, Papa donte të ndalonte në periferi të kryeqytetit për t'u lutur te varri i një figure emblematike e tejet tё nderuar tё katolicizmit kilian, që ёshtё Enrique Alvear, i njohur si ‘ipeshkëv i tё varfërve’ e që mes tjerash ishte edhe ipeshkëv ndihmës i kardinalit Silva Henriquez ".








All the contents on this site are copyrighted ©.