2018-01-16 10:06:00

Papa nё Kili, programi i sotëm: Takimi me autoritetet, Mesha dhe vizita në burg


Udhëtimi kilian, etapa e parë e udhëtimit të 22-të ndërkombëtar apostolik, do të fillojë për Papën Françesku herët në mëngjes nga Santiago.

Në orën 8.20 (ora lokale, ora 12.20 evropiane) nё program është takimi me autoritetet e vendit, me shoqërinë civile dhe Trupin Diplomatik në Pallatin "Moneda", ku në orën 9 do të zhvillohet vizita e kortezisё te presidentja e Kilit, nё përfundim tё mandatit, Michelle Bachelet.

Në orën 10.30 kremtimi i Meshës në parkun O'Higgins, parku i dytë më i madh në vend - pas parkut metropolitan të Santiago - që mund të mbajë 600 mijë njerëz.

Pasdite, në orën 16:00, Papa Françesku do të vizitojë burgun e grave në Santiago, ku do të takohet me 600 gra të burgosura, disa edhe me fëmijët e tyre e më pas - në orën 5.15 – Ati i Shenjtё Bergoglio do tё takohen klerin, rregulltarёt e rregulltarët dhe seminaristёt në Kishёn katedrale .

Në orën 18.15  ёshtё nё program takimi i Papёs me episkopatin e Kilit në sakristi: në mesin e tyre edhe ipeshkvi më i vjetër, 102 vjeç, i cili festoi 60 vjetorin e episkopatit.  Në programin e sotëm ёshtё edhe përshëndetje e Papёs me 10 udhëheqës të feve të tjera.

Në orën 19.15 do tё jetё vizita private e Papёs Bergoglio në Kishën Shenjtërore tё Shën Alberto Hurtado-s dhe një takim privat me 90 meshtarë rregulltarë Jezuitë.

Papa Françesku është Papa i dytë qё shkon në Kili e Peru, pas Papës Shën Gjon Pali II, i cili e vizitoi Kilin nga 1 deri 6 prill tё vitit 1987. Vizita e parë e Papa Wojtyla në Peru daton në shkurtin e vitit 1985. Që nga fillimi i papёnisё, kjo është hera e gjashtë që Papa Bergoglio viziton Amerikën Latine.








All the contents on this site are copyrighted ©.