2018-01-16 14:35:00

Papa në Kili: tri kisha të tjera u dogjën gjatë natës


Tri kisha të tjera u dogjën gjatë natës në Kili, në orët e para pas mbërritjes së Papës Françesku. Lajmin e japin mediat vendore. Dy nga kishat e dëmtuara ndodhen në Cunco, 700 km larg Santiagos, në rajonin e Araucania-s, ku Ati i Shenjtë do të shkojë nesër. Sipas zjarrfikësve, të dyjave u është vënë zjarri njëkohësisht.

Kisha tjetër ndodhet në periferi të kryeqytetit kilian. Është famullia e Zojës së Provanisë Hyjnore në Puente Alto të Santiagos. Një grup prej pesë vetësh hodhi bomba zjarri në drejtim të derës së kishës dhe dogji flamuj kilianë e vatikanas. Gjithsej, gjatë këtyre ditëve, janë sulmuar 9 kisha.








All the contents on this site are copyrighted ©.