Viti jubilar kushtuar Skënderbeut po kremtohet kudo ndër shqiptarë. Përveç Shqipërisë e Kosovës, edhe diaspora shqiptare kudo ndodhet organizohet me veprimtari të ndryshme në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Kështu, kisha e Zojës së Shkodrës, në Nju Jork, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare “Vatra”, ia kushton ditën e nesërme, 17 janar, kujtimit të Atletit të Krishtit, siç e quajtën papët e Romës Skënderbeun, i cili ndali hordhitë otomane në portat e Evropës.
Në orën 17.00, në kishën e Zojës së Shkodrës kremtohet një meshë përkujtimore. Më vonë, në orën 18.00, në Qendrën “Nënë Tereza”, fillon Simpoziumi kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në të marrin pjesë përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Nju Jork, si edhe të ftuar të veçantë nga Shqipëria si prof. Romeo Gurakuqi, historian; publicisti nga Kosova, prof. Fahri Xharra; historiania Azeta Kola nga bashkësia shqiptare vendase dhe dr. Pashko Camaj, përfaqësues i Federatës “Vatra”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |