2018-01-15 17:22:00

Gjithçka gati në Peru për mbërritjen e Papës Françesku


Vend, që po e pret me padurim Papën Françesku. Kjo është Peruja e këtyre ditëve, e cila shpreson të hapë një epokë me kohezion shoqëror më të madh. Me histori thellësisht të lidhur me jetën e shenjtorëve të parë të Amerikës, Peruja dëshiron, me gjithë forcat e saj, të kapërcejë tensionet politike aktuale.

 Vendimi i fundit i presidentit Kuczynski për t’i dhënë faljen ish-kreut të shtetit, Fujimori, dënuar me 25 vjet burg për krime kundër njerëzimit, zgjoi ndeshje e protesta ditët e kaluara. Parlamenti peruvian, i cili e ka refuzuar kërkesën për heqjen e Kuczynskit, që akuzohet për korrupsion, është akoma tepër i përçarë. Pra, vendi është në kërkim të qëndrueshmërisë e të bashkimit. Në këtë situatë, motoja e udhëtimit të Papës Françesku në Peru – “Të bashkuar për shpresën” – është edhe programi më i mirë për të ardhmen.








All the contents on this site are copyrighted ©.