2018-01-15 19:28:00

Atё Mifsud, jezuit: Papa sjell nё Kili një fjalë shprese


Kili i plagosur dhe i zhgënjyer pret nga Papa Françesku "një fjalë mbrojtjeje e mbështetjeje për më të prekshmit e shoqërisë, nëpërmjet impenjimit pёr njё solidaritet pёr mё tё mёnjanuarit; një fjalë shprese që buron nga feja, e cila nuk i injoron vështirësitë konkrete, por në të njëjtën kohë nuk dorëzohet sepse është e aftë ta shohë dritën në errësirën e tunelit të jetës". Kёshtu pohoi mes tjerash nё një intervistë jezuiti atё Tony Mifsud, redaktor i revistës "Mensaje".

Një udhëtim i ndërlikuar. Papa filloi sot një udhëtim tjetër të vështirë që do zgjas deri më 18 janar. Ati i Shenjtё Bergoglio do të mbërrijë në Santiago de Kili rreth orës 20.10 (kohë lokale) e do të pritet nga besimtarët e shtegtarët e ardhur nё Santiago nga vendet e ndryshme tё Amerikës Latine. Po gjatё këtij udhëtimi ka edhe çështje të nxehta qё burojnё nga tensionet sociale, nga problemet e hapura, nё një vend qё po kërkon kapërcimin e krizës ekonomike, stabilitetin shoqëror e politik.

Atё Toni Mifsud, drejtor i revistës jezuit "Mensaje", flet për "një mjedis të tensionuar" shoqëror nё Kili. E vigjilja e këtij udhëtimi papnor për fat të keq u shënua gjithashtu edhe nga një sërë sulmesh ndaj kishave, gjё qё tregon pakënaqësitё e vështirësitë e thella shoqërore që po kalon Kili, e jo vetëm kryeqyteti. Kili sot ёshtё një vend shumë i ndryshëm nga ai që pati vizituar Papa Gjon Pali II para tridhjetë vjetësh. E kёtё Papa Françesku e di shumë mirë.

Çfarë mund të bëjë Papa kur viziton Kilin? Sipas jezuitit  Atё Toni Mifsud ёshtё vёshtirё tё thuash se çka mund tё bёjё Papa, por sigurisht qё veprimet konkrete do të jenë më të rëndësishme sesa fjalët, veçanërisht në një kontekst të mosbesimit që mbizotëron në Kili, siç është pёr shembull bashkimi me viktimat. Pastaj, një fjalë mbi rëndësinë e ndërtimit të një ëndrre të përbashkët si shprehje e patriotizmit autentik; një fjalë për mirëpritjen vëllazërore të emigrantëve që janë rritur në Kili gjatë viteve të fundit.








All the contents on this site are copyrighted ©.