2018-01-15 14:43:00

Atë Herrera: “Kili nuk është në luftë, por nuk ka paqe”


“Paqja që presim është ajo, që mund të shërojë shumë plagë këtu, në Kili: plagët e shoqërisë, të të miturve të abuzuar; plagët, që hapen nga ndarja shkandulluese ndërmjet të pasurve dhe të varfërve; plagët, që krijohen nga mungesa e mundësive për shumë njerëz, për shembull, në fushën e arsimit”.

Në intervistën me emitenten tonë, zëdhënësi i Komisionit kombëtar për vizitën e Papës Françesku në Kili, atë Felipe Herrera, përshkruan gjendjen e vendit latinoamerikan, i cili, nga fundi i diktaturës së Pinoçetit, ka kaluar përmes një sërë ndryshimesh ekonomike e kulturore, që e kanë përçarë dhe dobësuar indin shoqëror.

Zemërimi dhe impenjimi për drejtësi

 “Sot – shpjegon atë Herrera – shoqëria është e zemëruar: jo vetëm ndaj Kishës, por edhe ndaj të gjithëve. Ne kemi nevojë për paqe – pohon ai – por pa drejtësi, ajo nuk mund të vijë. Paqja është dhuratë, që duhet pranuar e, mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është të punojmë për drejtësinë. Ky është mesazhi, që sjell Papa Françesku”.








All the contents on this site are copyrighted ©.